Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është rikthyer premtimeve të kryeministrit Rama, e ku sipas tij, bien ndesh me ato çfarë janë realizuar. Ai shkruan në statusin e radhës në Facebook, se Rama premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Po kështu, kryedemokrati thekson se shqiptarët janë pa punë, pasi mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.
Statusi
Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.
Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.
Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk