Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha shkrin grupin “puçist” të “Foltores”, zbardhen udhëzimet për deputetët

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Dje kryedemokrati Basha u shpreh i vendosur për të spastruar Partinë Demokratike nga njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Rreshtimi krah Berishës, duket se iu ka kushtuar shumë Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia.

Ish-kryeministri Berisha mbajti dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të PD-së në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ndërkohë që gjatë punimeve të kësaj mbledhje ai shoqërohej nga disa deputetë dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, etj.

Për Bashën, kjo është një sjellje në shkelje të statutit të PD-së, dhe për pasojë është proceduar me votimin për shkarkimin e tyre në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një votimi të fshehtë, 251 anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë vendosur shkarkimin e Edi Palokës si Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe largimin e 9 anëtarëve të Kryesisë.

Jemin Gjana bëri me dije se vetëm katër persona kanë dalë kundër shkarkimit të Palokës dhe anëtarëve të Kryesisë, propozim i bërë dy ditë më parë në Kryesinë e Partisë Demokratike.

“Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme. Numri total i anëtarëve të Këshillit është 479. Pas pak, do të bëhet transparencë e plotë me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim dhe përbëjnë shumicën absolute të Këshillit Kombëtar”, deklaroi Gjana në përfundim të votimit.

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe u shkarkuan:

Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)

Anëtarët e Kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Sekretarët

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Zbardhen udhëzimet e Bashës për deputetët

Këshilli Kombëtar konfirmoi unanimisht se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në sferat e larta, është një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe integrimin e vendit në BE.

Me votim të fshehtë dhe pasi konstatoi thyerje flagrante statutore dhe ligjore, Këshilli votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, burime nga selia blu bëjnë me dije se kryetari Basha mblodhi edhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë, që në veçanti t’u gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Basha kërkoi nga deputetët që po kështu, aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e partisë, në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.

“Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD-së, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike”. Sipas kreut të PD-së, në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme, të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara, dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.

Tags: bashaBerishakuvendiPaloka

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Cili do jetë fati i PD-së tani?

PD çon në SPAK disa përfaqësues të lëvizjes Berisha

Cili është qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar nga njerëzit?







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com