Politikë

Basha: Rama është kapur duke vjedhur! Ne e kemi bërë zgjedhjen

               Publikuar në : 10:24 - 15/04/19 Enno

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë, pasi sipas tij është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se PD e ka bërë zgjedhjen duke qenë kundër një “qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj”.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”, shkruan ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT