Kronikë

Kapet kontejneri me kokainë në Maltë, kishte destinacion Shqipërinë

               Publikuar në : 10:25 - 15/04/19 S.N

Sekuestrohet një sasi kokaine me destinacion Shqipërinë në portin e Maltës. Departamenti i doganës sekuestroi sasinë e kokainës me vlerë 10.3 milionë euro, teksa policia zbuloi në total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Fillimisht kokaina u zbulua teksa po skanoheshin kontejnerët, e pas dyshimeve të para ka nisur aksioni me detaje, ku u zbuluan pakot me kokainë të maskuara brenda kontejnerëve.

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Në kontejnerin e parë ishin 20 pako kokaine me peshë 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, ndërsa në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT