Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Ben Andoni

Ende askush nuk di pasojat e vërteta të pandemisë së Covid-19. Kur dëgjon dhe kupton se çfarë po ndodh realisht në Itali, SHBA, Gjermani, Francë, Spanjë atëherë bindesh për pasojat, që do të përballin vendet si Shqipëria. Prej apeleve të para të epidemiologëve dhe pastaj marrjes së masave të qeverisë Rama kaluan kohë, por askush nuk mund të thotë se masat e marra nuk kanë dhënë rezultat në Shqipëri, ashtu si nuk mund të thuhet se ato ishin më të mirat e mundshme. Përvojat e ndryshme, përballjet dhe zgjidhjet kanë treguar kurba të ndryshme infektimi. Por ky është një problem që i takon mjekëve dhe statisticienëve të mjekësisë, kurse ne të gjithë përballemi me të ardhmen. Të vetmit që duket se nuk e kuptojnë janë politikanët tanë.

Apeli i sotëm ndërkombëtar, ku askush nuk i di deri më tani pasojat në fund të tunelit, është fare i thjeshtë: politika vendase dhe ndërkombëtare duhet të ndryshojë për të përballur një katastrofë më të madhe. Të paktën, kjo mund të nuhatet në këto momente. “Ne po hyjmë në një botë të re të guximshme, në të cilën e ashtuquajtura “qeveria e madhe” dhe solidariteti ndërkombëtar janë të dyja të pashmangshme”, shkruan Joshka Fisher.

Në të gjithë botën industriale, veprimtaria ekonomike është ngrirë, duke e filluar me atë që sot e kanë të lehtë ta parashikojnë të gjithë: recesioni global. Tashmë, nuk pyet më njeri vetëm për numrin e të vdekurve dhe përballjen e sistemeve shëndetësore, por sesi dhe me sa shifra do të jetë rënia ekonomike. Modeli i BE-së tashmë është gati i goditur sa i përket solidaritetit nga përballja me COVID-19, sa i përket trajtës së respektit nga të drejtave të njeriut, etj.

Kështu, duke ardhur te Shqipëria, i gjithë debati politik tashmë është i kotë dhe fasha ideologjike, që përfaqësojnë është absurd. Përballja e të gjithëve do të jetë me varfërinë, por Basha dhe lloj-lloj politikanësh, pa harruar strukturat e maxhorancës dhe ligjvënësit e legjislaturës më të dobët të historisë së parlamentit shqiptar të Demokracisë, ende nuk e kuptojnë. Kujtojnë se do ta kenë ende të mundur të ruajnë biznesin e tyre politik, duke sajuar dhe bërë një luftë absurde parimesh me koperturë mbrojtje Covid-19 për të cilën nuk do t’ia dijë askush.

Shqipëria do të ketë gati fasha të tjera sociale për të cilat forcat e sotme politike do të jenë krejt të huaja, ashtu si politikanë të llojit Basha e të tjerë janë krejt të panevojshëm. Këtë duhet ta kuptojnë për të mirën e tyre, të partive që përfaqësojnë dhe pastaj vendit, të cilin e respektojnë më pak se çdo gjë tjetër.

Kjo të vjen ndërmend kur dëgjon politikanët e sotëm të Opozitës, pa harruar dhe patetizmin e zakonshëm të kryeministrit Rama, kinse staturën e presidentit Meta, që më kot duan të ngjallin diskursin e para pandemisë, një kohe, që do të duhen shumë vite për ta rikthyer pas, për të qenë sërish shkëlqimi i këtyre parazitëve, që e kanë dominuar jetën tonë në tre dekadat e fundit. Tashmë është koha e mjekëve, mësuesve dhe inxhinierëve. Ata, realisht, do të na duhen për të ardhmen.

Tags: bashaben andonimesuesmjekëpolitikane

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

FOTO/ Nisin punën 60 infermierët shqiptarë në Itali

Britani/ Fillon testimi i vaksinës kundër koronavirusit, vaksinohen 2 vullnetarët e parë

Kadri Veseli viziton Thaçin në spital pas operacionit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com