Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Për Valdrin Pjetrin, Rama ishte i gatshëm ta çonte Shkodrën në përplasje civile

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kallëzim penal për arkitektin danez të Teatrit”/ ‘Kërcënon’ Basha: Do gjurmoheni…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulim Basha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Valdrin Pjetrin, bërë ditën e djeshme, ku tha se edhe vëllai i tij të jetë, “s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua”.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Rama po përpiqet ta shesë kryebashkiakun e ri të Shkodrës, që doli nga zgjedhjet e 30 qershorit, mirëpo, sipas tij, e dinte shumë mirë kush ishte Valdrin Pjetri.

Po ashtu, kryedemokrati theksoi se kryeministri për Valdrin, ishte i gatshëm ta dërgonte Shkodrën në përplasje civile.

“Sot ka një përpjekje të shfrenuar për të shitur Valdrin Pjetrin. Rama i pari.

I padenjë për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur shumë mirë kush është ai dhe vëllai i tij, i cili inauguroi hotelin e drogës në Tiranë.

Për Valdrinin hyri në Shkodër i armatosur, me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën dhe donte ta çonte vendin në një përplasje civile.

Tani, Edi Rama po përpiqet me shpejtësi për ta larguar. E vërteta është ndryshe. Rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve, janë me të kaluar kriminale ose lidhje aktuale kriminale. Pjerin Ndreu, i përfshirë në listën e zezë të Ambasadës Amerikane, u kthye në pushtet për Edi Ramën. Valbona Sako është po ashtu e përfshirë në vjedhjen e votave.

Artur Bushi, është i dënuar për trafik droge, njësoj si Valdrin Pjetri. Agim Kajmaku, në Vorë, një person me të paktën dy identitete. Dionis Ymeraj, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër. Rakip Suli, në Parlament përfitonte miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanais.Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri

Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon. E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht.

Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment

Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht. Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve

As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?

Kush nuk e mban mend më Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që kreëtr e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar.

E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë

E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme”, deklaroi Basha.

Tags: lulzim bashaPSShkodraValdrin Pjetri

TË LIDHURA

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

12:00 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset
Aktualitet

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit
Aktualitet

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Next Post
Lleshaj në takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Merrni masa

Lleshaj në takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Merrni masa

“Hoqi shiritat e Havanës”, Braçe paralajmëron gjykatësin: Gati dosja për vetting

“Hoqi shiritat e Havanës”, Braçe paralajmëron gjykatësin: Gati dosja për vetting

“Mandatin Valdrin Pjetrit ia dhe ti”/ Topalli sulmon Bashën: Ke vjedhur në shtëpinë tënde

"Mandatin Valdrin Pjetrit ia dhe ti"/ Topalli sulmon Bashën: Ke vjedhur në shtëpinë tënde







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com