Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me demokratët e Delvinës fajësoi kryeministrin Rama dhe qeverinë, pasi sipas tij, janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit.
“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë, papunësisë, mungesës së mundësive”, tha Basha.
Po ashtu, kreu demokrat i konsideroi klientët e Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.
Sa i përket zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Basha i cilësoi të pavlefshme.
“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm’, tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin”, deklaroi ai.