Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha letër Prokurorisë, shpjegon pse nuk u paraqit për njohjen me aktet e hetimit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha letër Prokurorisë, shpjegon pse nuk u paraqit për njohjen me aktet e hetimit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një letër, ku e ka konsideruar kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Basha bën me dije se as ai dhe asnjë drejtues i Partisë Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike,”-thuhet në letrën e Kryetarit të PD.

Më tej, kryedemokrati i kërkon Prokurorisë së Tiranës të distancohet menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi.

LETRA E PLOTË:

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
KRYETARI

Nr. 39 Prot. Tiranë, më 20 Mars 2019

Lënda: Kthim përgjigje

DREJTUAR: Znj. Elisabeta Imeraj – Drejtuese e Prokurorisë
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

PËR DIJENI: Z. Gjergji Tako, Prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës Parë Tiranë

E nderuar znj. Drejtuese e Prokurorisë,

Në përgjigje të shkresës nr. 4135 Prot., datë 18.03.2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me anë të së cilës përcillet urdhri juaj për paraqitjen për njohje me aktet e ardhura nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Autoriteti i Drejtësisë së Skocisë, për z. Arben Ristani, z. Gazment Bardhi, z. Ilir Dervishi dhe z. Lulzim Basha, ju bëjmë me dije sa më poshtë vijon:

Jam i habitur nga thirrja juaj për t’u paraqitur pranë zyrave tuaja për t’u njohur me një informacion që ju paskeni marrë në kuadër të hetimit që ju po zhvilloni në lidhje me respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike.

Kjo kërkesë e juaja është e panevojshme, e pa mbështetur në ligj dhe e pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

As unë, asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike dhe as Partia Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, prandaj as unë dhe as një drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk ka nevojë dhe ju nuk keni asnjë detyrim ta na informoni për asnjë të dhënë që mund të jeni duke mbledhur në kuadër të verifikimeve tuaja.

Zyrtarët e Partisë Demokratike, në zbatim të nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, në cilësinë e tyre si persona që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, janë paraqitur më parë në Prokurori dhe kanë dhënë shpjegimet e tyre. Gjithashtu, Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar në organin e prokurorisë të gjitha të dhënat e kërkuara nga ana juaj. Në këto kushte, organi i prokurorisë ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe që disponohen nga ana jonë, që i shërbejnë hetimit dhe ndihmojnë prokurorinë në përfundimin mbi këtë çështje. Për pasojë, ju bëjmë me dije se edhe zyrtarët e tjetër të Partisë Demokratike z. Ristani, z. Bardhi dhe z. Dervishi, e cmojnë të panevojshme paraqitjen, sipas njoftimit të ardhur nga ana juaj, për njohjen me aktet.

Nëse për çfarëdo arsyeje, ju mendoni se ne duhet të njihemi me ndonjë informacion, mund të na i dërgoni atë me postë ose mund ta bëni publik në media.

Zonja Drejtuese,

Fakti që na keni drejtuar një ftesë të panevojshme për të marrë një informacion që nuk ka asnjë interes për ne; fakti që kjo ftesë është formuluar në një mënyrë që çon në keqkuptime të panevojshme; fakti që kjo kërkesë është rrjedhur në media dhe është keqinterpretuar prej tyre dhe përdorur nga kundërshtarët tanë politikë; fakti qё ju nuk keni bërë asnjë sqarim apo përgënjeshtrim të këtyre keqintepretimeve; fakti që informacioni që doni të na përcillni nuk ka asnjë fakt apo të dhënë të re që nuk është pohuar nga ne gjatë shpjegimeve tona të mëparshme; si dhe fakti që një ftesë e tillë vjen gjashtë muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.

Nisur nga ky dyshim, dëshiroj t’ju kujtoj se ju keni detyrimin kushtetues dhe ligjor të kryeni hetime larg ndikimeve politike, si dhe detyrimin ligjor që të garantoni besueshmërinë dhe integritetin e hetimit.

Me thirrjen e panevojshme, keqinformuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromentuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit.

Për këtë arsye, ju kërkoj të distancoheni menjëherë nga qendrime me prapavijë politike dhe të merrni të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimit që po zhvilloni.

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

KRYETARI
LULZIM BASHA

Tags: Letërlulzim bashanuk u paraqitProkurorisë

TË LIDHURA

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin
Aktualitet

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë
Aktualitet

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Next Post
Basha motivon militantët e PD/Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë

Basha motivon militantët e PD/Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë

Sulmuan me bojë ‘tradhtarin’ e LSI-së, Kryemadhi: Regjizor Edi Rama

Sulmuan me bojë ‘tradhtarin’ e LSI-së, Kryemadhi: Regjizor Edi Rama

Kryemadhi: Presidenti le të bëjë punën e tij!

Kryemadhi: Presidenti le të bëjë punën e tij!







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin
Aktualitet

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

by mirseda
10:26 | 07/03/2026
0

Efektivët e RENEA-s dhe BKH-së janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë pas operacionit që u...

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com