Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas mbledhjes së zhvilluar me kryesinë dhe grupin e ish-deputetëve do të niset jashtë vendit. Sipas burimeve, Basha e ka deklaruar këtë gjë në mbledhje, ku ka thënë se do të shkojë në Luksemburg për t’u takuar me krerët e partive popullore evropiane.
Kujtojmë që vetëm 4 dita na ndajnë tashmë nga protesta e parë e opozitës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.