Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës, ku mbeti i vrarë një burrë.
Viktima identifikohet si Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç, ndërsa mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë, kur plumbat që u shkëmbyen mes dy grupeve i morën jetën.
Deri tani, katër persona janë ndaluar nga policia si të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për t’u mjekuar.