E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD

Nga Skënder Minxhozi

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit i ngjan secilit prej raporteve të prodhuara nga ndërkombëtarët për proceset zgjedhore në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Asgjë e re nën qiellin shqiptar, po ato vërejtje, po ato konkluzione. Fituesi lejohet të ushtrojë pushtetin e fituar, njëra palë bën lista ministrash, pala tjetër shullehet në plazh.

Edhe sjellja e Lulzim Bashës ndaj raportit në fjalë nuk përbën lajm. Megjithëse Basha është tashmë kryetar i rikonfirmuar i partisë, fabula e zgjedheve vijon t’i djegë edhe tre muaj pas votimeve. Jo si hall i opozitës që mbeti edhe katër vjet në kafene, por si diçiturë justifikimi për paaftësinë e tij si politikan, për të nisur dhe bitisur një fushatë elektorale pa humbje.

Basha u mor gjatë këto 24 orë me pjesën gri të raportit, duke u kapur pas kritikave të pritshme të vëzhguesve, e duke ua servirur demokratëve si valium për nervat e dobësuara.

Pak rëndësi ka për kryetarin e opozitës se po ata të huaj që shkruan raportin e kanë ndarë tashnë edhe zyrtarisht çështjen e fitimtarit dhe të humbësit në zgjedhjete 25 prillit. Pak rëndësi ka që edhe vetë opozita ka pranuar se nuk do ta bojkotojë parlamentin e ri. Që të dyja këto, rrethana që në fakt nuk u përkasin zgjedhjeve të vjedhura, por atyre normale.

Halli i Bashës është t’i gjejë një diçiturë në anglisht humbjes së tij të katërt elektorale rresht, e jo t’i ofrojë partisë që drejton një justufikim bindës për arsyet që çuan në humbjen e prillit.

Por halli i Bashës nuk ka përkuar shpesh me hallin e PD në keto tetë vjet. Sepse fjala vjen, kur Basha pyetet çfarë do të ndodhë me mandatin e Berishës në shtator, një hall i madh amerikan ky për partinë e dhjetorit ’90, kreu i partisë thotë se ska asgjë për të deklaruar. Krejt e pritshme, krejt normale: Lulzim Basha vijon në hallin e tij zgjedhor. As i duhet fare çfarë gropash krijohen rrugës për opozitën e lodhur që i bën ‘like’ në rrjetin social edhe atyre që marrin nëpër gojë ‘vilat e zotit Basha’!

Lexo edhe :   Lulzim Basha ka të drejtë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...