E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Integrimi/ Zaev ironizon BE-në: Kur të jenë gati, të na lajmërojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar Bashkimin Europian, në lidhje me vendimin për të mos hapur negociatat, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria.

Gjatë një deklarate ditën e sotme në Shkup, Zaev tha se kur Bashkimi Europian do të jetë gati për të vazhduar me procesin e integrimit, atëherë ta lajmërojë.

Ndër të tjera, Zaev tha se qeveria e tij është e përkushtuar për evropianizimin e vendit.

Zoran Zaev: ”Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...