E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Juventus/ Alegri prezantohet, për Ronaldon dhe Dybalën vit i rëndësishëm

Gjatë konferencës për shtyp Alegri foli për dy lojtarë kyç tek bardhezinjtë, për Dybalën dhe Ronaldon:

“Ronaldo është një kampion i madh, një djalë i jashtëzakonshëm dhe inteligjent. Ne biseduam me të dhe lojtarët e tjerë. Ky vit është një vit i rëndësishëm, jam i lumtur ta gjej përsëri. Ai ka një përgjegjësi më të madhe se tre vjet më parë sepse kishim një ekip shumë më me përvojë. Përveç shfaqjes së cilësive të tij si golashënues, numrat janë në favor të tij, ai duhet të marrë përgjegjësitë e personalitetit që ka.

Gjatë vitit, si çdo vit do të ketë menaxhim për të gjithë lojtarët. Dybala është paraqitur shumë mirë, fizikisht dhe mendërisht, do të jetë një vit i rëndësishëm për të. Kur ke një lojtar si ai, kjo është një vlerë e shtuar. Pas Kielinit ai do të ishte kapiten për paraqitje, unë bisedova me të dhe e gjeta shumë të motivuar. Paulo ka numrat në shpinë. Ronaldo? Jam i sigurt se ai shënon, nëse do t’i bëjë si qendërsulmues ose një sulmues anësor nuk e di. Më duhet të bëj që secili lojtar të shfrytëzojë sa më shumë karakteristikat dhe cilësinë e tij. Nuk mund t’i kërkoj Bentancurit dhjetë gola.

Goditjet e dënimit? Njëri është i djathtë dhe tjetri i majtë, kështu që nuk ka asnjë problem nga ai këndvështrim. Vetëm nëse do vinte ndonjë me këmbën e djathtë që gjuan më mirë goditjet e dënimit…”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...