Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro bie nën 122 lekë, vlera më e ulët që nga janari 2020

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha

Kursi i këmbimit të euros me lekun vazhdon të rënien dhe të martën shënoi vlerën më të ulët që nga fillimi i vitit 2020.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 121.85 lekë, kursi që për herë të fundit ishte shënuar në 14 janari të vitit 2020. Ndërsa për të gjetur një kurs më të ulët të euros dhe lekut duket të shkojmë pas në 31 dhjetor 2019, kur euro u këmbye me 122.77 lekë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë mendojnë se zhvlerësimi i euros është në përputhje me tendencën e zakonshme dhe të pritshme sezonale. Historikisht, sezoni veror shoqërohet me ofertë të shtuar të euros, të lidhur kryesisht me turizmin hyrës në vend.

Këtë vit euro po bie në nivele ndjeshëm më të ulët krahasuar me sezonin e kaluar, kur niveli më i ulët kishte qenë 123.36 lekë, i shënuar në fillim të muajit gusht.

Por, nëse krahasimin e bëjmë me verën e vitit 2019, para se tregu të ndikohej nga pasojat e pandemisë, euro qëndronte në nivele të përafërta, madje edhe më të ulëta.

Në 26 korrik 2019 euro këmbehej me 121.7 lekë, ndërsa rënia rekord e sezonit të atëhershëm ishte shënuar më datë 5 gusht, kur euro zbriti në 120.75 lekë.

Një nënçmim më i madh i euros këtë vit mund të jetë indikator i tërthortë i një sezoni turistik më të mirë. Këtë vit kufizimet e udhëtimit janë zbutur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa edhe perceptimi psikologjik i pandemisë mes njerëzve është zbehur disi, për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Agjentët e tregut valutor shprehen se në treg vërehet ofertë e lartë dhe kërkesë e dobët për euro. Sipas tyre, edhe subjekte që zakonisht blejnë në këtë periudhë, tashmë raportojnë teprica valute që duan t’i shesin.

Ekspertët e tregut bankar mendojnë se një rënie më e fortë e vitin e kaluar ishte e pritshme, pikërisht për shkak të lehtësimit të lëvizjes. Këtë vit priten më shumë turistë dhe emigrantë të rikthyer, që do të përkthehet në më shumë ofertë të euros.

Zakonisht, piku i rënies së euros në sezonin veror shënohet mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit dhe lëvizjet e kursit gjatë këtyre ditëve përkojnë pak a shumë me këtë cikël.

Megjithatë, edhe para nisjes së efektit të sezonit veror, raportet në kursin e këmbimit gjatë pjesës së parë të këtij viti kanë qenë në favor të lekut, me një tendencë të lehtë mbiçmimi të monedhës vendase që ka nisur që në fundin e tremujorit të parë.

Oferta e lartë e euros dëshmohet edhe nga përshpejtimi i rritjes së depozitave në euro, që në fund të majit depozitat bankare në euro ishin në rritje vjetore me 8%, nga 6.1% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë, këto statistika japin një tablo të pjesshme të ofertës së euros. Tregu ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, siç janë prurjet informale të valutës, që janë të vështira për t’u vlerësuar./Monitor

Tags: ekonomieurorenieTreg

TË LIDHURA

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina

11:24 | 05/06/2026
Next Post

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja mbytet në lumin Buna

Pesë të zhdukur, 16 të plagosur në shpërthimin e fabrikës kimike gjermane

I shpëtoi aksionit të policisë, arrestohet drejtuesi i ''Benzit''







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

by mirseda
09:59 | 09/06/2026
0

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas...

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com