Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha i prerë: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha i prerë: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Kjo Javë” theksoi se koha për shfaqje ka mbaruar dhe se nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD.

“Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë.

Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin evropian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor”, tha Basha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Përtej planit, propozimeve aksionit, çfarë do të lëshonte PD për ta zgjidhur këtë krizë, konkretisht z. Basha?

Lulzim Basha: PD nuk kërkon asgjë për veten e saj, as për aleatët tanë. Opozita e bashkuar nuk ka asnjë kërkesë për veten tonë, për partitë tona. Të gjitha kërkesat tona janë për të zgjidhur krizën për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Kur ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, do të thotë që kërkojmë që qytetarët tanë të kenë mundësi të votojnë të lirë nga presioni, të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi për tjetërsimin e rezultatit, të mos jenë subjekt i blerjes së votës, të mos shkarkohen nga puna se nuk votojnë partinë në pushtet. Pra, sa i përket reformës zgjedhore po edhe kërkesave të tjera të opozitës, të PD, asgjë nuk kërkohet për veten tonë apo në emrin tonë. Gjithçka që kërkojmë është në emër të interesit publik, është në emër të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Patjetër, por a do të lëvizte diçka prej jush? Këtë pyetje ia bëjmë shpesh edhe maxhorancës, që artikulon shprehjen ‘jemi gati për dialog’. Madje unë dua t’ju pyes këtu z.Basha, është shprehur kryeministri z.Rama se jam i gatshëm t’i shkoj kryetarit të PD z.Basha në zyrë në çfarëdo lloj orari mjafton që të më pranojë. Çfarë do t’ju bënte ta pranonit Edi Ramën në zyrën tuaj?

Lulzim Basha: Asgjë! Sepse kjo tregon që Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizën, por është i interesuar për një shfaqje tjetër. Koha për shfaqje ka mbaruar.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se është një show i kryeministrit Rama, që kërkon t’ju takojë qoftë edhe në zyrën tuaj në çdo orë. Por nga ana tjetër unë ju pyes: Ka zëra që flasin për një marrëveshje PS-PD. Ndoshta iu është drejtuar edhe herë tjetër kjo pyetje, por unë po jua bëj përsëri: A ka pasur tentativa për një marrëveshje PS-PD?

Lulzim Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin evropian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor. Edi Rama duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, pas një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Për këtë ka një plan të qartë, ka një propozim të qartë të cilin duhet ta marrë dhe ta zbatojë, ose përndryshe duhet të hapë krahun dhe të lërë të tjerët ta zbatojnë. Ai nuk mund ta mbajë peng vendin përgjithmonë. Ka 6 vite që e mban peng vendin me dështim, me mashtrime dhe me gënjeshtra. Tani ka ardhur momenti. S’ka çfarë të bëjë më pas 6 vitesh. Çfarë nuk ka bërë për 6 vite, nuk e bën dot më.

Ka ardhur momenti të zbatojë këtë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, që është në fakt edhe plani i partnerëve tanë, i Bundestagut dhe i Bashkimit Evropian. Propozimin sa i përket reformës zgjedhore e ka mbi tavolinë ose përndryshe të hapë krahun.

Tags: bashamarreveshjePDPS

TË LIDHURA

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

12:15 | 12/02/2026
Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë
Politikë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori
Aktualitet

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
Next Post
Basha: Ja shqetësimi kryesor i Metës

Basha: Ja shqetësimi kryesor i Metës

Zëdhënësi i Presidencës: I bëj thirrje Rilindjes t’i lidhë këta pupacë të opozitës së re

Zëdhënësi i Presidencës: I bëj thirrje Rilindjes t’i lidhë këta pupacë të opozitës së re

Zëri i Amerikës: Qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për presione mbi drejtësinë

Zëri i Amerikës: Qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për presione mbi drejtësinë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

by mirseda
12:15 | 12/02/2026
0

Monika kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK. Kryemadhi nuk i ka kursyer...

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi mbrapa

11:58 | 12/02/2026
Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

11:55 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com