E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

Basha e Kryemadhi alarmohen nga lëvizja e Ramës: Informuam Metën dhe ndërkombëtarët

Opozita e bashkuar ka dalë me një qëndrim të unifikuar për Reformën Zgjedhore. PD dhe aleatët e saj dënojnë me forcë tentativën e Ramës, për prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit, e arritur në Këshillin Politik.

Më tej shtohet se po prishet konsensusi i arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, dhe ky akt i Ramës dëmton integrimin e vendit drejt Evropës.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, thuhet se ky akt po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës, dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Po kështui, opozita e bashkuar ka informuar zyrtarisht presidentin Meta dhe ndërkombëtarët.

Deklarata

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

Më herët sot në Kuvend është diskutuar në Komisionin e Ligjeve kërkesa e opozitës së re për hapjen e listave, heqjen e koalicioneve dhe vendosjen e pragut 2%. Kërkesa e opozitës së re për ndryshimin e Kushtetutës është miratuar në parim dhe nga maxhoranca, por opozita jashtë parlamentare e ka kundërshtuar këtë nismë. Miratimi i ndryshimeve të Kushtetutës, pritet të votohen në seancën plenare në 30 korrik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...