E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Jeni infektuar nëse shfaqni shenja”, Brataj zbulon si ka ndryshuar sjellja e virusit

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar në një intervistë në “Euronews Albania”, se rritja e të infektuarve gjatë muaj korrik, vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe “teprimit me mos respektimin e masave mbrojtëse”.

Brataj zbuloi se niveli i të prekurve, mbetet në nivelin e 11-12%. Ai tha më tej se ka ndryshuar dhe sjellja e virusit, pasi tashmë nuk shkakton dëmtime. Ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit, shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime, nuk shfaqen simptoma, ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit, pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik, është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit”, tha Brataj.

Ai kërkoi që të ruhet distanca, e mbi të gjitha të qëndrojnë të izoluar në raste të shfaqjes së simptomave,

“Një person që ka shenja dhe simptoma, duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit, nuk duhet të justifikojë lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar, nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektuar. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi”, shtoi ai.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...