Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha e akuzoi si ortak në kompaninë e sigurimit, reagon avokati i PS-së

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha e akuzoi si ortak në kompaninë e sigurimit, reagon avokati i PS-së

Pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar edhe avokati i Partisë Socialiste, Eno Bushi.

Sipas Bashës, avokati është aksioner në kompaninë e sigurimit në aeroport, mirëpo Bushi i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë ortak në kompaninë ICTS Albania krijuar në vitin 2005, e aq më pak administrator.

Bushi shprehet se ai s’ka qene asnjëherë aksioner në kompaninë ICTS e krijuar në vitin 2005, e aq me pak administrator, ndërsa deklaron se në vitin 2013 ka hyrë si ortak në një kompani me emër tregtar të ngjashëm duke zotëruar 25% kuotave e, duke u emëruar edhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie.

Ndër të tjera, Bushi thekson se çështja do të shkojë në gjykatë, e ku do të kërkojë dënimin e shpifësve.

“Sqarimi më i plotë e më i drejtë i situatës do të bëhet prej meje në gjykatë ku do të kërkoj dënimin e shpifësve dhe përgënjeshtrimin prej tyre të këtyre sajesave të përhapura jo vetëm ndaj meje”, u shpreh Bushi.

Reagimi i plote i Bushit:

Duke konstatuar zhurmën mediatike të ndezur nga mbrëmja e datës 10 prill e përgjatë gjithë ditës së sotme, me shkrime e deklarata për shtyp ku paraqiten lidhje imagjinare mbi shoqërinë përgjegjëse për shërbimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, për persona të lidhur me qeverinë e gjithfarë fantazish të tjera, vetëm e vetëm për të përdorur politikisht apo mediatikisht një ngjarje kriminale e për përfitime të qarta kredoje politike, dua të sqaroj me fakte e prova se e gjithë kjo zhurmë e përdorim të emrave e personave që kanë jetën e tyre private e punojnë ndershmërisht, bëhet vetëm për të krijuar idenë e rreme e për të ndikuar opinionin publik me synimin e qartë për të përfituar kredo politike.

Së pari, shoqëria që kryen shërbimin e sigurisë së brendshme në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, për llogari të koncesionarit “TIA” sh.p.k., është shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k., regjistruar si shoqëri tregtare në datën 31/03/2005 me NIPT K51613031O. Sic pasqyrohet qartë në të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit për këtë shoqëri, objekti i veprimtarisë së saj është pikërisht kryerja e këtij shërbimi dhe ortaku i vetëm i kësaj shoqërie ka qenë dhe është vetëm shoqëria e huaj e emërtuar “ICTS Europe”.

Në këtë shoqëri as kam qenë ndonjëherë ortak e as administrator i saj.

Së dyti, në datën 13/03/2009 është regjistruar shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q. Objekti dhe veprimtaria e kësaj shoqërie është ajo në fushën e shoqërive private të ruajtjes e sigurisë fizike duke qenë e licencuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie sipas ligjit nr. 8770, datë 19.4.2001, “Për shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike”, tashmë rregulluar nga Ligji 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Në këtë shoqëri kam hyrë si ortak në vitin shkurt të vitit 2013 duke zotëruar 25% kuotave e duke u emëruar edhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie nga data 11/03/2013.

Në dhjetor të vitit 2016 jam larguar nga pjesëmarrja si ortak në këtë shoqëri duke transferuar kuotat e zotëruara tek ortaku tjetër i kësaj shoqërie dhe njëkohësisht duke u larguar edhe nga pozicioni i administratorit të saj.

Theksoj se shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q, jo vetëm që është një person juridik i ndryshëm tërësisht nga shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive. Kjo për faktin se në bazë të ligjit për dhënien në koncesion të aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, si dhe kuadrit rregullator e normativ në fuqi për sigurinë aeroportuale, shërbimi i sigurisë së brendshme në këtë aeroport mund të kryhet vetëm nga një shoqëri e cila ka eksperiencë në këtë fushë dhe nuk mund të jetë shoqëri që kryen veprimtarinë sipas ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Nga ana tjetër, Ligji 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike” përcakton shprehimisht se shoqëritë e organizuara e që ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas këtij ligji nuk mund të kryejnë aktivitetin e shërbimit të sigurisë së brendshme në aeroporte.

Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike. Ky qëllim i qartë për të krijuar situata e marrëdhënie të paqena, mund të konstatohet qartë nga fakti se edhe pse në media shfaqin të dhënat nga QKB, këto të dhëna i shfaqin jo të plota por të shkëputuara dhe pa treguar ndryshimin dhe faktin se janë dy shoqëri të ndryshme. Akoma më shumë duke mos treguar se Eno Bushi nuk është ortak i “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O.

Pra, edhe pse i dinë e i kanë këto fakte, i shtrembërojnë e i shfaqin qëllimisht të ndryshme. Për më tepër e njëjta situatë e përhapje e këtyre lajmeve të rreme ka ndodhur edhe në vitin 2016, por edhe pse u sqaruan në atë kohë faktet e sipërcituara dhe dihen nga media, si dhe nga po këta që sot shpifin, përsëri vijojnë të shpifin në mënyrë të qëllimshme.

Gjithashtu, spekullimi që bëhet në këtë kontekst me ushtrimin e profesionit të avokatit prej meje nga viti 2001 e në vijim, për faktin e pjesëmarrjes time si avokat në periudhat e zgjedhjeve të mëparshme në KQZ e në Kolegj Zgjedhor në krah të Partisë Socialiste, përdoret qëllimisht për të krijuar idenë e rreme të përfshirjes së politikës në situata e marrëdhënie të paqena, por që inskenohen në mënyrë të paturp.

Sqarimi më i plotë e më i drejtë i situatës do të bëhet prej meje në gjykatë ku do të kërkoj dënimin e shpifësve dhe përgënjeshtrimin prej tyre të këtyre sajesave të përhapura jo vetëm ndaj meje.

Tags: “ortek”Akuzaavokati i PSbashae sigurimitGrabitjakompaniarinas

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Grabitësit u fshehën në tunele. Nis hetimi edhe për shpërdorim detyre

Grabitësit u fshehën në tunele. Nis hetimi edhe për shpërdorim detyre

Mesazh nga ambasada e SHBA? Berisha: Kurrë, kam refuzuar ftesën sepse…

Grabitja në Rinas/Berisha: Një skenar shtetëror. Edhe Al Kapone s’do ta bënte dot...

Humbi njeriun e shtrenjtë, kancelarja Angela Merkel në zi

Humbi njeriun e shtrenjtë, kancelarja Angela Merkel në zi







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com