pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetlimanbetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artur Ajazi

Prej 5 muajsh, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur beteja e selisë, dhe kauza e vetme me të cilën ata sulmojnë njëri-tjetrin deri tani, është “ti i shërben Edi Ramës, ti je pengu i Ramës, ti je tubi i oksigjenit i Edi Ramës” etj.. Por duhet thënë, se që të dy “kryetarët” po tregohen të matur përsa i përket akuzave për dosjet korruptive apo penale.

Që Saliu e ka frikën e diçkaje të madhe, ajo dihet, por edhe Lulzimi duket se nuk ka guximin të flasë me emra, që ndoshta do ta kishin gozhduar liderin historik. Por ata kanë zgjedhur të “luftojnë” me akuzën qesharake “je pengu dhe shërbëtori Edi Ramës”.Por në të vërtetë, kush i “shërben” më tepër me veprimet e tij zotit Rama?

Kjo mbetet të shohim gjithë ecurinë 8 vjeçare të kalesave politike, veprimeve dhe mosveprimeve, mbetet të dalin në publik urdhërat dhe “këshillimet” e atij, që edhe pse u tërhoq nga politika, ishte i pandashëm nga selia e partisë. Gjithsesi, “pengu dhe shërbëtori i Ramës”, është refreni i betejës Basha-Berisha, dhe kjo e pavërtetuar me fakte.

Edi Rama, ka qenë dhe mbetet indiferent lidhur me debatet dhe betajat që po ngjasin në selinë e Partisë Demokratike. Ai mbetet njeriu i fundit, që interesohet për fatin e Berishës apo Bashës, aq më tepër të partisë tyre, por dhe njeriu i parë që u ka shtrirë atyre dorën e bashkëpunimit  të sinqertë institucional, pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Ndoshta kjo ftesë e hapur dhe e pakompleksuar, u trajtua dhe vazhdon të trajtohet si “aferë e Ramës për ta marrë peng Bashën”.

Kjo logjikë i shkon për shtat vetëm një mëndje të sëmurë, që gjendet tek politikanët ballkanas. Ajo ç’ka kërkoi Edi Rama, ngjet në çdo vend demokratik europian, dhe nuk ka kurrë synim të “zhdukë opozitën” as të marrë “peng” kryetarin e saj, por synon të rrisë bashkëpunimin institucional mes pozitës dhe opozitës, në realizimin e reformave dhe perfeksionimin e shtetit ligjor.

Por Sali Berisha, mbetet i pandryshueshëm, dhe etaloni i njeriut që edhe të bardhën ka borxh ta nxijë, brënda një ore. Duke shkatërruar me dashje një parti politike, gjithkush i shërben një kauze të paragjykuar, e cila në rastin konkret, është kthyer në shkak absurd, që të shtunën e 8 Janarit, ai ti japë “dorën e fundit  revolucionit paqësor”. Edi Rama, nuk ka patur dhe nuk ka nevoje të ketë “pengje dhe shërbëtorë” të zgërlaqur, kur është fjala për ujdira dinjitoze në politikë.

Sali Berisha, e ka kapur fort ftesën e tij postzgjedhore për Partinë Demokratike, dhe e ka kthyer në akuzë ndaj pasardhësit të tij, që kërkon ta nxjerrë nga selia me turmën në 8 Janar. Eshtë e rrallë dhe e habitshme, se si Berisha ka arritur që fjalorin dhe akuzat që përdor në çdo dalje të tij, i ka “injektuar” edhe tek drejtuesit e forumeve dhe të rinjtë që e mbështesin.

Si mundet, që në 2022, të  rinj dhe të reja, djem dhe vajza, të dalin para kamerave dhe të imitojnë me pikë dhe presje, çdo citat të liderit historik, çdo gjetje folklorike të tij ndaj Lulzim Bashës, duke harruar se ata duhet të jenë e ardhmja ndryshe e asaj partie? Duke përdorur me zell të paparë fjalët “pengu, bunkeri, lulbrava, uzurpatori partisë”, dhe të tjera zhargone të liderit historik, edhe “rinia e ardhmja e partisë”, tanimë është duke ecur  besnikërisht në udhën kuturru të “udhëheqësit”.

Revolucioni i Berishës, mbetet shërbesa më e mirë, që ai po i bën shkatërrimit të asaj partie, zhdukjes së opozitës, dhe mbrojtjes së tij nga ndëshkimi amerikan. Kjo natyrisht, rrëzon gjithë togfjalëshin e përdorur deri sot nga lideri historik në betejën e “foltores”, por vërteton diçka tjetër që do të ishte mirë që shqiptarët ta dinin, më mirë vonë se kurrë…..

Tags: bashaBerisharama

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Demokracia amerikane në rrezik!

2022-Sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare

Kamala Harris: 6 janari dëshmoi si do dukej Amerika nëse shpërbëhej demokracia







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com