Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bankat pranojnë dështimet, ja sa milionë euro është shifra e kredive të humbura

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Bankat pranojnë dështimet,  ja sa milionë euro është shifra e kredive të humbura

Bankat tregtare në vend janë përfshire në një proces intensiv të fshirjes së kredive të këqija qysh kur Banka e Shqipërisë nxori një rregullore që i detyronte ato te mos mbanin ne bilance kreditë e këqija brenda një periudhe trevjeçare nga krijimi i tyre.

Që ka filluar procesi i fshirjes së kredive, në janar të vitit 2015 e deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2017 bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre 43 miliardë lekë ose 316 milionë euro.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, nga bilancet e bankave janë fshirë rreth 4 miliardë lekë kredi të humbura, kryesisht të mbajtura nga bizneset në valutë, ndërsa gjatë periudhës korrik 2016 – qershor 2017, bankat kanë fshirë nga bilanci rreth 11 miliardë lekë kredi të humbura

Kredia e ristrukturuar gjatë kësaj periudhe ishte rreth 6.2 miliardë lekë. Nga kjo vlerë, 1.7 miliardë lekë ishin kredi të klasifikuara si “me probleme” dhe pjesa tjetër ishin kredi “standarde” dhe kredi “në ndjekje”. Në krahasim me një vit më parë, stoku i kredive me probleme është ngushtuar me 22% (ose me 26.2 miliardë lekë).

Banka e Shqipërisë sqaron se rënia e stokut të kredive me probleme është rezultat i ristrukturimit të kredive me probleme, shlyerjes së kredive të prapambetura të bizneseve dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave, shkruan monitor.

Në fund të periudhës, Raporti i Kredive me Probleme (RKP) shënoi 15.6%, duke qenë rreth 2.7 pikë përqindje më i ulët se ai i muajit dhjetor 2016, dhe 4.4 pikë përqindje më i ulët nga niveli i një viti më parë. Brenda strukturës së kredive me probleme, si rezultat i shlyerjeve dhe ristrukturimeve, kreditë e kategorive “nënstandard” dhe “të dyshimta” janë ngushtuar me 15.6% dhe 32.8%.

Kredia e klasifikuar “e humbur”, e cila zë peshën kryesore ose rreth 60% të kredive me probleme është ngushtuar me 9.3% dhe rënia ka ardhur kryesisht si pasojë e largimit të tyre nga bilanci.

Ndërsa kreditë me probleme në grupin e bankave të mëdha u ngushtuan me 17.2%, ndërsa RKP ra me 2.8 pp, në nivelin 14.9%. Bankat e mëdha kanë nivelin më të ulët të raportit të kredive me probleme, ndërsa bankat e vogla kanë nivelin më të lartë të RKP-së prej rreth 24.6%.

Banka e Shqipërisë sqaron se cilësia e kredisë paraqitet më e dobët për kredinë në valutë, kredinë për bizneset dhe kredinë me afat të gjatë maturimi.

Tags: bankatdeshtimete krediveështëeuroja samilionëpranojnëshifratë humbura

TË LIDHURA

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Aktualitet

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Next Post
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Pse Donald Lu foli me emra?

Basha: Rama foli si Enveri. Është i lidhur me krimin. Ka rrënuar vendin; shqiptarët nuk i besojnë më

Basha: Vendin e qeverisin bandat dhe klanet mafioze, ja cila është rrugëzgjidhja

Spanjë-Katalonjë/ Ja si do dukeshe një përballje mes tyre

Spanjë-Katalonjë/ Ja si do dukeshe një përballje mes tyre







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com