Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Rikuperimi do të ndodhë për dy vjet

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Banka e Shqipërisë: Rikuperimi do të ndodhë për dy vjet

Në një analizë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë pohoi se, në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike është relativisht e lartë, por megjithatë, në një skenar bazë të ndërtuar mbi premisën e zhdukjes së pandemisë gjatë vitit 2020 dhe supozime të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet të rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme.

Sa vite i duhet ekonomisë të rimëkëmbet, si në drejtim të treguesve makro dhe mikro, prej pasojave të pandemisë COVID?

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar goditjen më të rëndë mbi ekonominë shqiptare në dy dekadat e fundit. Kjo goditje ka ndikime makroekonomike, në formën e rënies së vëllimit të aktivitetit ekonomik, të rritjes së papunësisë, si dhe të rritjes së borxhit privat e publik. Po ashtu, ajo ka dhe një ndikim të fortë mikro, në formën e problemeve specifike në sektorë të caktuar të ekonomisë si rënies së të ardhurave dhe vështirësive financiare në mjaft familje dhe biznese.

Sikundër e kemi thënë në komunikimet tona publike, Banka e Shqipërisë pret një rënie relativisht të ndjeshme në vitin 2020 dhe një kthim në territor pozitiv të rritjes ekonomike në vitin 2021.

Në rrethanat që ndodhemi, pasiguria në parashikimet makroekonomike është relativisht e lartë, gjë që evidentohet dhe në shpërndarjen e lartë të projeksioneve. Megjithatë, në një skenar bazë të ndërtuar mbi premisën e zhdukjes së pandemisë në vitin 2020 dhe supozime të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet të rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme.

Cilët sektorë dhe cilët tregues do ta kenë më të vështirë rikuperimin?

Është e vështirë të bëhen projeksione në nivel sektorial dhe treguesish individualë, edhe pse pandemia COVID-19 rrezikon të sjellë ndryshime jo të vogla në sjelljen e individëve dhe modeleve të biznesit.
Megjithatë, ajo që mund të thuhet me siguri është se trashëgimia e krizës do të jetë një nivel më i lartë borxhi publik dhe privat.

Çfarë ndërhyrjesh këshilloni?

Banka e Shqipërisë e ka bërë vazhdimisht të pranishëm vizionin e saj mbi masat që duhen marrë për përballimin me sukses të krizës. Në mënyrë të përmbledhur, objektivi i ndërhyrjes publike dhe i reagimit të sektorit privat, duhet të jetë ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit dhe zbutja e ndikimit të pandemisë në kapacitetet prodhuese të vendit. Kjo e fundit nënkupton si ruajtjen zinxhirëve të prodhimit dhe tregtimit, ashtu edhe zbutjen e pandemisë në treguesit e papunësisë afatgjatë dhe në brezin e ri.

Në terma më konkretë:

– Politika fiskale duhet të ketë rolin primar në adresimin e sfidës, nëpërmjet kompensimit të pjesshëm financiar të familjeve dhe shtresave në nevojë, nëpërmjet marrjes së masave për përmirësimin e likuiditetit të biznesit, si dhe shfrytëzimit të hapësirave të kuadrit tatimor për ofrimin e lehtësive të përkohshme të bizneseve. Deri më tani, qeveria shqiptare ka adresuar në mënyrë të arsyeshme secilën prej këtyre objektivave. Sikundër e kemi thënë, kjo ndërhyrje fiskale nënkupton një rritje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, por ky është një aksion i nevojshëm për ruajtjen e ekuilibrave të përgjithshme monetare dhe financiare të vendit.

– Politika monetare ka marrë dhe do të vazhdojë të ruajë një natyrë stimuluese, duke synuar uljen e kostove të financimit dhe të shërbimit të borxhit dhe nxitjen e kërkesës agregate. Nga ana tjetër, rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit bankar do të kujdesen për lehtësimin e kushteve të kreditimit, pa paragjykuar në asnjë moment qëndrueshmërinë e sektorit bankar, si në nivel sektorial ashtu dhe në nivel të individual. Nisur nga roli strategjik që ka sektori bankar në zhvillimin afatgjatë të vendit, si dhe nga funksioni i tij si ruajtës i kursimeve të familjeve shqiptare, stabiliteti bankar është një parakusht i panegociueshëm i çdo veprimi të Bankës së Shqipërisë.

– Së fundi, sektori privat duhet të tregohet më i kujdesshëm në administrimin e flukseve financiare, më fleksibël në aspektin operacional, si në drejtim të modifikimit të modeleve të biznesit ashtu dhe në drejtim të adoptimit të teknologjisë së informacionit, dhe më bashkëpunues e solidar në të gjithë partnerët që kanë në zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit.

Orientimi i reagimit publik dhe privat në këto prioritete, si dhe vëmendja e fleksibiliteti për të ndërmarrë masat e duhura në kohën e duhur, janë një premisë e rëndësishme për përballimin me sukses të sfidës./Monitor

Tags: Banka e Shqipërisëekonomiapandemia

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post
Histori suksesi/ “Business Mag Albania” i dedikon një artikull Arbër Hajdarit

Histori suksesi/ "Business Mag Albania" i dedikon një artikull Arbër Hajdarit

Ambasadorja amerikane nuk ndalet: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën drejt BE-së

Ambasadorja amerikane nuk ndalet: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën drejt BE-së

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

S’ka përmirësim për situatën me pandeminë në Shqipëri, 2 paciente humbin jetën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com