E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Balluku: Ndërprerje e transportit ajror e detar me zonat e rrezikshme

Pas publikimit të dy rasteve, babë e bir të infektuar me koronavirus, me rëndësi është vetë-ndërgjegjësimi, duke iu bindur të gjithë rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit. Kjo si një masë për të mbrojtur të gjithë shoqërinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka informuar qytetarët shqiptarë, lidhur me masat e ndërmarra nga përhapja e koronavirusit.

“Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transportit ajror dhe atij detar me pikat e ashtuquajtura të kuqe, dhe zonat përreth këtyre pikave në shtetin fqinj të Italisë. E kuptojmë që është vendim drastik, por jemi në situatë të jashtëzakonshme. E për të ulur shanset e prekjes nga virusi duhet ruajtur qetësia, s’ka asnjë arsye për panik”.

Ministrja ka sqaruar se ky urdhër prek vetëm pasagjerët, dhe jo avionët me mallra. “Urdhri për ndalimin e fluturimeve i referohet vetëm pasagjerëve. Pas shumë telefonatave që kemi marrë nga shumë pasagjerë dhe kompani transporti, duhet te sqaroj se i referohemi vetëm rasteve të pasagjerëve. Për mallrat s’ka pezullim të avionëve kargo që vijnë apo ikin nga Shqipëria për destinacionet e mesipërme”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të zhvillimeve në botë 1-Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian 2- Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në...

39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin...