Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Balluku e Çuçi prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balluku e Çuçi prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit

Siguria rrugore mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Në këtë kuadër, Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes projektit “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, së bashku me Bankën Botërore, i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 10 automjete të pajisura me sistemin e radarëve për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, të cilët konstatohen me shkelje. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorin e ARRSH, Evis Berberi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, inspektuan nga afër automjetet e reja dhe funksionimin e tyre.

Ministrja Balluku tha se në bashkëpunim me partnerët, janë hedhur një sërë hapash në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, siç janë eliminimi i shumë pikave të zeza në akset rrugore të vendit, vendosja e sinjalistikës, fushatat sensibilizuese dhe ato edukuese, si dhe puna e policisë rrugore në terren kanë ulur numrin e aksidenteve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal gjithashtu tek një tjetër projekt i rëndësishëm që Qeveria Shqiptare ka për sigurinë rrugore dhe që është ai për ngritjen e qendrës së kontrollit të trafikut.

“Ne jemi në një rrugë të mirë përsa i përket realizimit të projektit të qendrës së trafikut, pra monitorimit të trafikut, dhe shpresojmë që brenda vitit tjetër e gjitha kjo do përmbyllet me sukses, duke mbuluar 200 kilometrat e para të autostradave që janë dhe 200 kilometrat kryesore dhe më të rëndësishme”, deklaroi Balluku.

Ministrja Balluku tha se bashkëpunimi i të gjitha institucioneve, si dhe mjetet e duhura, janë një element i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në këtë pikë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se duke nisur nga java e parë e muajit korrik, dy akse të reja rrugore do të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve, aksi Kardhiq-Delvinë dhe bypass-i i Vlorës, duke kërkuar bashkëpunimin e Policisë Rrugore për monitorimin e këtyre akseve, duke qenë rrugë të reja dhe disi të panjohura nga drejtuesit e automjeteve.

Ministri Çuçi duke u ndalur tek statistikat bëri të ditur se pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit, numri i aksidenteve me pasoja fatale ka ardhur duke u ulur falë edhe masave të ndërmarra përmes monitorimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Përmes këtyre 10 automjeteve të reja, shtoi ministri i Brendshëm, do të bëhet e mundur një monitorim akoma edhe më efikas i akseve rrugore.

“Është një hap tjetër drejt modernizimit, përdorimit të teknologjisë në rritjen e sigurisë rrugore që ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e qeverisë sonë. Ne kemi bërë shumë, mjafton t’ju sjell këtu vetëm disa statistika që vijnë nga aksidentet me pasojë vdekjen dhe po marr vetëm vitin 2018 dhe vitin 2021 duke u krahasuar me veten tonë, se nuk bëhet fjalë për 2013-ën, nuk diskutohet.

Në 2018-ën ne kemi pasur rreth 570 mijë makina në qarkullim dhe kanë qenë 213 aksidente me pasojë vdekjen. Në 2021 kemi pasur rreth 740 mijë makina dhe kemi pasur 197 aksidente me pasojë vdekje. Pra indeksi i vdekshmërisë ka rënë ndjeshëm vetëm në këto vite.

Kjo flotë pa diskutim që do ndikojë për ta rritur më shumë sigurinë rrugore. Ne vetëm me një automjet që pajisëm dhe e bëmë automjet inteligjent para 10 muajsh kemi pasur rezultate fantastike përsa i takon identifikimit të personave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, kryesisht ato që lidhen me shpejtësinë dhe i ka gati dyfishuar gjobat për këtë qëllim”, deklaroi Çuçi.

Sistemi i radarit i montuar në automjetet e reja të cilat ju dorëzuan Policisë së Shtetit, bëjnë të mundur dedektimin e automjeteve me shpejtësi të lartë, duke dokumentuar shkeljen me foto. Kontrollon automjetin dhe dokumentacionin e drejtuesit duke konsultuar sistemet e të dhënave të policisë në kohë reale. Lexon të gjitha targat e automjeteve dhe i krahason me sistemin qendror të targave nëse këto targa janë problematike ose kanë shkelje të mëparshme.

Tags: belinda ballukubledi cuciGledis Nanomakinat inteligjentePolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Kushi dëgjesë me FSHF-në për bastet sportive: S’do lejojmë përsëritjen e katrahurës

Kushi dëgjesë me FSHF-në për bastet sportive: S'do lejojmë përsëritjen e katrahurës

Detajet/ “Eurovision 2023” nuk do të mbahet në Ukrainë

Detajet/ "Eurovision 2023” nuk do të mbahet në Ukrainë

Ballkani Perëndimor i disa shpejtësive

Ballkani Perëndimor i disa shpejtësive

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com