Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ballkani po tensionohet sërish, Uashingtoni s’po duket gjëkundi

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ballkani po tensionohet sërish, Uashingtoni s’po duket gjëkundi

Sen. John McCain, R-Ariz., speaks to LULAC on Tuesday, July 8, 2008 in Washington. (WDCPIX.COM/Lauren Victoria Burke)

John McCain/“Washington Post”

Këtë muaj, ndërsa udhëtoja nëpër shtatë vende të Evropës Juglindore, u ndala në Sarajevë. Qëndrova në këmbët e Urës Latine, në këndin e rrugës që ndryshoi botën, ku një plumb vrasës i mori jetën dukës Franz Ferdinand dhe shkaktoi një cikël dhune e lufte, që u zhvillua në gjysmën e parë të shekullit të XX dhe që u konsumua në Evropën Juglindore përgjatë dekadës së fundit të këtij shekulli.

M’u kujtua në mënyrë të turbullt, një proverb i vjetër, që thotë se “nëse historia nuk përsëritet, ajo rimon me veten e saj”. Evropa Juglindore, një rajon që ndodhet në udhëkryqin e historisë, po përballet sërish me sfida në rritje. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fillojnë t’i japin më shumë vëmendje.

Rritja ekonomike në pjesën më të madhe të rajonit ka qenë e pamjaftueshme për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të ndjekur qëllimet e jetës dhe përmbushjen e tyre në vendet e origjinës. Ndërmarrjet e fryra shtetërore, rregullat bizantine dhe korrupsioni i përhapur shpesh qëndrojnë në rrugën e realizimit të potencialit të pashfrytëzuar ekonomik të këtij rajoni.

Kriza e refugjatëve është një barrë, që po rëndon mbi kombet në këtë pjesë të Evropës dhe ka nxitur mosmarrëveshjet për kufijtë midis fqinjëve. Tensionet politike janë në rritje. Maqedonia është në mes të një krize politike. Partia opozitare në Shqipëri ka bojkotuar parlamentin që nga muaji shkurt. Pasiguria për të ardhmen e Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdon. Provokimet e fundit kanë përkeqësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, duke penguar përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Trashëgimia e trishtë e konflikteve etnike dhe fetare, papunësia e lartë e të rinjve dhe faktorë të tjerë e bëjnë Evropën Juglindore, të cenueshme nga terrorizmi. Në vitet e fundit, qindra luftëtarë nga rajoni kanë shkuar për të luftuar për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Vetëm vitin e kaluar 19 persona u arrestuan në Kosovë për një komplot të Shtetit Islamik, që synonin të sulmonin ndeshjen e futbollit midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Ndërkohë që Shteti Islamik po përballet me disfata të pashmangshme në Mosul dhe Raqqa, terroristët po largohen për të sulmuar objektivat perëndimorë, duke përfshirë edhe Evropën Juglindore.

Ndoshta, gjëja më shqetësuese nga të gjitha është përpjekja e Rusisë për të shfaqur ndikimin e saj negativ në rajonin e Evropës Juglindore, për të përcaktuar të ardhmen e këtyre vendeve.

Shembulli më dramatik ishte përpjekja e grushtit të shtetit të mbështetur nga Rusia, në Malin e Zi, tetorin e kaluar. Me qëllim që të ndalonin integrimin e Malit të Zi në NATO, operacionet e inteligjencës ruse komplotuan për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë kryeministrin e vendit në ditën e zgjedhjeve. Unë besoj se kur të kuptohet shkalla e këtij sulmi të egër ndaj Malit të Zi, do të kuptohet fakti se Vladimir Putin po bën gjithçka për të arritur ambicien e tij; rivendosjen e Perandorisë Ruse.

Duke pasur parasysh këto sfida nuk është për t’u habitur se në çdo ndalesë që kam bërë, kam dëgjuar të njëjtën kërkesë për rivendosjen e udhëheqjes amerikane. Kombet e këtij rajoni janë të gatshëm dhe duan t’u bëjnë ballë sfidave të tyre. Por, ata nuk mund ta bëjnë këtë të vetëm. Dhe partneri i tyre i zgjedhur është SHBA-ja. Pra, çfarë mund të bëjmë tani?

Së pari, Shtetet e Bashkuara duhet të shfaqin rolin e tyre. Ashtu siç më tha edhe kryeministri i një vendi të Evropës Juglindore, në asnjë vend tjetër të botës nuk kanë peshë më të madhe fjalët e Presidentit të Amerikës në nxitjen drejt progresit.  

Kjo është arsyeja pse angazhimi i vazhdueshëm dhe vizitat më të shpeshta nga zyrtarët e lartë të SHBA-ve, në rajon, janë kaq të rëndësishme.

Së dyti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rrisin mbështetjen e tyre për kombet e Evropës juglindore, në përpjekjen e tyre për t’u integruar në komunitetin Euro-Atlantik, nëpërmjet institucioneve si: NATO dhe Bashkimi Evropian. Është ky proces integrimi që ofron shpresën më të madhe për paqe dhe prosperitet në rajon.

Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të japin një mbështetje të fuqishme për programet e saj që ndihmojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, hapa thelbësorë në rrugën e integrimit euroatlantik. Ne, gjithashtu, duhet të inkurajojmë Bashkimin Evropian, pavarësisht sfidave, që të mbajë derën hapur për kombet e Evropës Juglindore, të cilët ende shpresojnë të bashkohen.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin të drejtën e çdo kombi në Evropën Juglindore për të zgjedhur vetë të ardhmen e tyre, pa ndërhyrje të jashtme, qofshin ato të një Rusie agresive që kërkon të reduktojë kufijtë e Evropës përmes dhunës apo terroristëve, që kërkojnë të shkatërrojnë qytetërimin tonë të përbashkët. Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit të sigurisë me aleatët dhe partnerët tanë rajonalë, është thelbësor.

Pas dy luftërave botërore, Shtetet e Bashkuara u angazhuan për një Evropë që është e plotë, e lirë dhe në paqe. Ne e bëmë këtë sepse u kuptua që roli i liderit të Amerikës ishte thelbësor për arritjen e paqes dhe prosperitetit në Evropë, e cila ishte dhe vazhdon të jetë në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, ne kemi bërë zgjedhjet dhe sakrificat për ta përkrahur këtë angazhim: në mbarë Evropën, gjatë Luftës së Ftohtë, në Bosnje dhe Kosovë në vitet 1990, dhe sot në vendet e krahut lindor të NATO-s. Ne duhet të jemi të përgatitur që ta përkrahim këtë angazhim përsëri në Evropën Juglindore, sepse mësimet e historisë janë të qarta: Injorimi i këtij rajoni, rreziku ynë.

Përshtati në shqip redaksia e Tirana Today

Tags: bashkimi evropianbejohn mccainkosoveNATOpartia opozitareruseshqiperishteti islamikvladimir putinwashington post

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Kur ke para tepër… paguan palestër për të fjetur

Kur ke para tepër... paguan palestër për të fjetur

Faktet që duhet të dini për të kontrolluar nivelin e kolesterolit

Faktet që duhet të dini për të kontrolluar nivelin e kolesterolit

Papa Françesku: Dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve e vetmja rrugë për të mposhtur ISIS

Papa Françesku: Dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve e vetmja rrugë për të mposhtur ISIS

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

“Opozitën e kam në shtëpi”/ Rama flet për ‘zbutjen’ e nepotizmit: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar
Aktualitet

“Opozitën e kam në shtëpi”/ Rama flet për ‘zbutjen’ e nepotizmit: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar

by mirseda
12:39 | 11/09/2025
0

Edi Rama: Familjarët na mbështesin pa kushte. Në sytë e mi, ata i bën heronj që më...

Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës: Do luftojmë nepotizmin

Problemet me pushtetin lokal/ Rama propozon krijimin e komisionit të etikës: Do luftojmë nepotizmin

12:33 | 11/09/2025
Dredha dha dorëheqjen nga bashkia, Rama: E ndjen dhe e do Vlorën, por u zbut më shumë seç duhet.

Dredha dha dorëheqjen nga bashkia, Rama: E ndjen dhe e do Vlorën, por u zbut më shumë seç duhet.

12:31 | 11/09/2025
“E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

“E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

12:27 | 11/09/2025
Ristrukturimi në Kuvend, shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarë në katër komisione

Ristrukturimi në Kuvend, shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarë në katër komisione

12:16 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com