Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Balla: Koha kur Kuvendi ishte teatër ka mbaruar, s’ka më superdeputetë

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Balla: Koha kur Kuvendi ishte teatër ka mbaruar, s’ka më superdeputetë

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla ka folur pas mbylljes së seancë parlamentare, nga e cila u përjashtua kryetari i PD-së Lulzim Basha pasi shkeli rregulloren sipas kryeparlamentarit Gramoz Rruçi.
Balla tha se Basha shkeli rregulloren ashtu si edhe deputetët e PD-së por se koha kur Kuvendi ishte teatër jo i këndshëm për shqiptarët, sipas tij ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Deputeti socialist tha se përjashtimi i Bashës tregoi se nuk ka deputetë të veçantë apo superdeputetë.
“Më vjen shumë keq dhe ndaj të njëjtin vlerësim me kreun e Kuvendit që respektimi i rregullores sot u zbatua ashtu siç parashikohen ndaj kryetarit të PD-së po ato janë të njëjta ndaj çdo deputeti dhe nëse çdo deputet do bënte të njëjtat shkelje i njëjti vendim do kishte qenë. Nuk gjejnë dot një nen të rregullores që të jetë shkelur në punimet e Kuvendit. Koha kur Kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm për veshin e sytë e shqiptarëve ku ata që miratonin ligjet i shkelnin, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë dhe sot rasti më i mirë për t’i thënë çdo deputeti se nuk ka deputetë të veçantë e as super deputetë. Edhe vetë e keni parë si më është ndërprerë fjala sot nga zoti Ruçi. Kjo duhet të jetë një praktikë pune që duhet të vazhdojë”, tha Balla.
I pyetur nëse do ketë një seancë tjetër për debatet për reformën zgjedhore ashtu siç kërkoi PD-ja, Balla tha se e vetmja seancë e përcaktuar është ajo e së enjtes.
“E paimagjinueshme se si PD sot shpërdoroi kohën në kundërshtim me rregulloren. Për sa kohë konferenca e kryetarëve ka përcaktuar dje me konsensus se kur janë seancat, është seanca e ditës së enjtes”, u shpreh Balla.
Kreu i grupit parlamentar nuk pranoi të komentonte thirrjen e Bashës që qytetarët të marrin në dorë parlamentin, por theksoi që deputetët duhet të respektojnë rregulloren.
“Nuk e komentoj këtë, e kam dëgjuar shpesh këtë thirrje. Jemi lodhur me këto thirrje. Kuvendi i Shqipërisë më në fund po hyn në një bindje që respektimi i rregullores do jetë i njëjtë për të gjithë dhe asnjë deputet nuk duhet të thyejë rregulloren. Do iu sugjeroja deputetëve të PD-së që rregullorja e Kuvendit lë hapësira për debat dhe diskutime por çdo deputet duhet të respektojë rregulloren”, deklaroi Balla.

Tags: ballaIshteka mbaruarkohakurkuvendis’ka mësuperdeputetëteater

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Bunjaku: Mund të shënojmë firohen e parë

Bunjaku: Mund të shënojmë firohen e parë

Erdogan “shpërthen” ndaj kurdëve: Nuk lejojmë kurrë formimin e të ashtuquajturit shtet

Erdogan: Do të “izolojmë” administratën kurde, mbyllen hapësirat ajrore dhe kufijtë

Lewandowski tjetër njeri kur luan për Poloninë (Video)

Lewandowski tjetër njeri kur luan për Poloninë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com