pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetteosbet girişcasinomilyonbahiscasino girişteosbetbetgit girişbahiscasinocratosroyalbet girişbetgitgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetesbetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetbahiscasinobetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogan: Do të “izolojmë” administratën kurde, mbyllen hapësirat ajrore dhe kufijtë

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në një takim të zhvilluar në Rezidencën presidenciale në Ankara me intelektualë, opinionistë të ardhur nga rajonet lindore dhe juglindore të vendit deklaroi se një Turqi e fortë do të thotë ‘siguri e paqes dhe stabilitetit rajonal’.
“Padyshim që Turqia është pengesa më madhe përpara këtyre skenarëve të përgjakura kundrejt rajonit tonë. Suksesi i kësaj loje varet nga dobësimi, pengimi dhe rënia e Turqisë. Sepse një Turqi e fortë do të thotë ‘siguri e paqes dhe stabilitetit rajonal’. Një Turqi aktive në politikën e jashtme, nënkupton ‘vendin që i prish kurthet drejtuesve të saj’”, tha Erdogan.
Duke vënë në dukje se pozita gjeografike ku ndodhen po kalon në një periudhë të dhimbshme, të turbullt dhe të vështirë, Erdogan tha se “Ndodhemi brenda një procesi ku kartat po ripërzihen, dhe hartat janë vendosur sërish mbi tryezë. Ashtu si edhe në shekullin e kaluar edhe për këtë periudhë fjalëkalimi është ‘përçaj e sundo, madje gëlltit‘. Kjo taktikë, të cilën qarqet koloniale globale kanë arritur për vite me radhë ose që e kanë zbatuar me sukses kudo që e kanë trajtuar, edhe një herë është vendosur në përdorim në rajonin tonë”.
Pasi ka vënë theksin se Turqia do të prishë lojërat që luhet në rajon, Erdogan ka vazhduar më tej: “Qëllimi i lojërave të ndarjes, përçarjes, nxitjes etnike dhe sektare që po luhen në Siri dhe Irak është rrethimi i Turqisë nga jugu. Ky rrethim nuk përkufizohet vetëm me kufijtë tanë fizik. Po flas për një lojë më të madhe që përfshin edhe brendinë e vendit tonë. Me ndihmën e Allahut, me rezistencën e popullit tonë pa dyshim që ne do ta shkatërrojmë këtë lojë ashtu siç kemi nxjerrë jashtë përdorimit edhe sulmet e tjera”.
Duke folur mbi referendumin e paligjshëm të Administratës rajonale kurde të Irakut, Erdogan ka theksuar: “Referendumi i ashtuquajtur është një ngjarje, por jo rezultat. Rezultati është pas kësaj. Puna nuk ka mbaruar këtu, sapo ka filluar. Irani nga njëra anë, Turqia në veri, Iraku në jug, Siria në perëndim. Çfarë do të bëni, ku po shkoni, si do të dilni jashtë?. Fluturimet u ndaluan, gjithashtu edhe të gjitha hapësirat ajrore do të mbyllen. Nga do të vish, e nga do të largohesh?. Së shpejti do të mbyllen edhe kufijtë tokësorë. Si do ti kryeni hyrjet dhe daljet?”.

“Ne nuk do të lejojmë që të vihet në rrezik siguria e vendit dhe të gjithë rajonit tonë vetëm sepse dikush do të realizojë dëshirat fëmijërore të tij”, tha presidenti Erdogan në lidhje me referendumin e paligjshëm të Administratës rajonale kurde të Irakut.
Ai gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se referendumi i paligjshëm është tradhti ndaj sovranitetit të Irakut.
“Kush ua jep këto mendime?. Pas jush vetëm Izraeli qëndron. Keni marrë në krahun e djathtë ish ministrin e Jashtëm francez, dhe në të majtën tuaj një tjetër hebre dhe jeni ulur në tryezë bashkë me ata duke punuar. Ata nuk janë miq. Sot ndodhen pranë dhe nesër ikin, largohen. Ju duhet të shikoni nga ne. Reagimi i Turqisë kundër referendumit të Administratës kurde nuk ka asnjë lidhje as me kurdët dhe as me të qenit kurd. Reagimi ynë është kjo iniciativë e tillë në një kohë kur Iraku ka nevojë për unitet dhe në një kohë kur kjo është e panevojshme dhe jo e detyrueshme, madje që bëhet pa u këshilluar me vendin tonë. Kjo pikë së pari është një tradhti ndaj integritetit territorial të Irakut”, tha Erdogan.
“Për ne çfarë është PKK është edhe FETO, çfarë është DEASH-i është edhe DHKP-C dhe organizata të tjera të ngjashme. Ne do të eliminojmë në territoret tona çdo organizatë që synon të dëmtojë vendin dhe popullin tonë. Kushdo që ofron mbështetje të drejtpërdrejt apo indirekt për këto organizata terroriste nuk ka të drejtë të përfitojë nga ushqimi, uji dhe mundësitë që ofron ky vend”, theksoi Erdogan duke vënë në dukje se të gjitha organizatat terroriste janë njëlloj pa dallim për Turqinë, shkruan aa.
Ndërsa në lidhje me gjykimet për proceset e tentativës për grusht shteti më 15 korrik, Erdogan tha se “Gjykata ditën e djeshme dha vendimin në lidhje me një pjesë të autorëve të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut. Kjo botë është bota që do të marrësh atë që ke bërë. Nëse nuk je i sinqertë, i drejtë patjetër që ndëshkimin e kësaj do ta marrë në mos në këtë botë do ta marrësh patjetër në botën tjetër. Këta nuk janë të sinqertë, nuk janë të drejtë, kanë hedhur hapat për të ndarë dhe përçarë këtë vend, por ne do të vazhdojmë deri në fund këtë luftë”.

Tags: “izolojmë”administratënajroreerdoganhapësiratkufijtëkurdëmbyllen

TË LIDHURA

Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

15:04 | 11/06/2026
Bota

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

09:45 | 11/06/2026
Bota

Franca dhe Gjermania kërkojnë reformimin e diplomacisë së BE-së, në diskutim

09:40 | 11/06/2026
Next Post

Lewandowski tjetër njeri kur luan për Poloninë (Video)

Panucci: Spanja ka yje, por do ti luftojmë 95’ minuta(Video)

“Fake news” u kthye në biznes, ja sa mund të fitohet prej lajmeve të rreme







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

by mirseda
15:47 | 11/06/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba. Këta...

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

15:33 | 11/06/2026

“Sheshi u përket qytetarëve”/ Kërkohet forum popullor me 200 përfaqësues

15:28 | 11/06/2026

GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

15:15 | 11/06/2026

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

15:04 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com