Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vrasjet e 21 janarit janë kryer në gjakftohtësi dhe nga dy persona, një prej tyre ish-komandanti i Gardës.
Duke iu përgjigjur analistit Arjan Vasjari, Balla tha në “Real Story” në News24 se koalicioni me Ilir Metën, pas vendimit të pafajësisë nga gjykata, ishte një domosdoshmëri për të rrëzuar së pari Sali Berishën, ndërsa sot sipas tij, drejtësia i ka të gjitha kushtet për të zbërthyer zinxhirin komandues për urdhrat e vrasjeve.
Taulant Balla: “Sokoli duke iu referuar deklarimeve të Agron Malaj solli një element tjetër me vrasjet në përfundim të protestës. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi e sipër, nga dy persona, një prej tyre komandanti i gardës së aso kohe, që në dyshimet e mia po zbatonin një plan që lindi pas pikut të protestës. Protesta kishte një pik, iu hoq komanda. Nuk ishte një protestë nga ato që bën Luli. Ai deklarim është porta hyrëse e kryeministrisë është hapur qëllimisht atë moment. Kurrë nuk ma heq mua nga memoria ime, momentet kur ka filluar të qëllohet. Kur ka filluar të qëllohet pjesa më e madhe e protestuesve o ishin duke u larguar o ishin larguar.
21 janari ishte një shpërthim i indinjatës popullore. Ishte një protestë popullore për shkak të shumë e shumë çështjeve ose të abuzimeve nga pushteti i asaj kohe. Koalicioni ynë me Ilir Metën, pas vendimit të pafajësisë nga gjykata, ishte një domosdoshmëri për të rrëzuar së pari Sali Berishën dhe sot jemi në kushtet, sot drejtësia i ka të gjitha kushtet për të zbërthyer zinxhirin komandues për urdhrat e vrasjeve. Si ka mundësi që të gjithë këta persona të përfshirë në këtë zinxhirë, ai që fshiu serverat u propozua për deputet, ai që vrau iu propozua azil në Kanada etj etj. Minimalisht për personin që më përket mua dhe që kam përballë, Lulzim Basha ky person nuk ka aspak moralin të dalë para qyt shqiptarë. Kushdo që do ishte në kushtet e Lulzim Bashës në 21 janar duhet ta kishte mbyllur ciklin e vet politik. Por dhe Basha si vrasësi u gradua”.