E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Brataj: Vaksina anti-covid na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë.

Teksa iu referua rastit të infektimit pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj shpjegoi dhe kohën kur nis efektin vaksina pasi është injektuar në trupin e njeriut.

Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga COVID-19 pas 28 ditësh.

Skënder Brataj: “Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin. Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë diosa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit.

Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje proteinike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...