Babaramo: Erdogan ka hapur thesin dhe po financon fushatën e Ramës

Gazetari Ilir Babaramo ka deklaruar se Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka hapur thesin dhe po financon fushatën e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin Open, Babaramo, teksa komentonte vizitën e Ramës në Francë, tha se i vetmi faktor që po lobon në Shqipëri është Erdogan.

Ilir Babaramo: “Drekën në Elize e shoh si kortize lobimi. Në faqen e Elizesë, nuk pashë asgjë që ta besoj Ramën, thjesht anoncuan bisedën e Macron dhe asgjë më shumë. Gjithë kjo histori është kthim kortezie. Asnjë fuqi e rëndësishme ose e parëndësishme është e përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri, të gjitha janë indiferente si për opozitën, ashtu dhe për pozitën. I vetmi faktor që po lobon në Shqipëri është Erdogan, i cili ka hapur qesen dhe po financon fushatën e Ramës. Ky është modeli i partnerit tonë”.