Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Babai për vajzën: Në shtëpi e mbuloja me plastmas që mos e lagte shiu (VIDEO)

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Babai për vajzën: Në shtëpi e mbuloja me plastmas që mos e lagte shiu (VIDEO)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe problemet që ka hasur ai dhe familja e tij për shkak të varfërisë.

Ai tregon se ishin të varfër dhe kishin një shtëpi shumë të shkatërruar, dhe sa shi binte jashtë, binte dhe brenda. Madje ai tregon se vajzën e tij Rajmondën e mbulonte me plastmas natën, që të mos lagej nga shiu.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me Rajmondën.

 

Besniku: Rajmondën e kam vajzën e parë, ishte gëzimi i parë i jetës sime e cila erdhi në jetë në një kohë të shkurtër kur vdiq dhe vëllai im. Ishim shumë fukarenj dhe për arsye të fukarallikut na i prenë dhe dritat 9 muaj që korenspondoi me lindjen e vajzës. Mëngjes për mëngjes gruaja ia pastronte hundët nga tymi i qiriut. Në atë koha bleva një shtëpi me dy dhoma, lekët i mora borxh. Shtëpia ishte copë copë, sa shi binte jashtë, aq shi binte dhe brenda. Për dy vajzat sigurova një krevat marinari që i vija në gjumë në darkë dhe kur binte shi, vajzës i vija dhe një plastmas për ta siguruar që mos i binte uji sipër. Në mëngjes kur ngrihej, ishte lagur tapeti, rrugica.

Ardit Gjebrea: Ti ku punoje?

Besniku: Punoja në Durrës, bujk, gruaja në shtëpi. Dalëngadalë shyqyr Zotit vajzat u rritën dhe në jetë erdhën dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe djalin e kam të fundit dhe është në klasën e parë. Rajmonda u rrit, filloi klasën e parë me rezultate shumë shumë të mira. Nuk kërkonte asnjëherë lekë si shoqet e veta. Nuk më thoshte asnjëherë o bab kam parë atlete të mira, pandallona të mira. Monda filloi të rritej, shoqet e veta festonin ditëlindjen, unë isha veti i katërt, 12 milion lekë borxh nuk i thonë pak në atë kohë dhe nuk isha në gjendje t’ja festoja asnjëherë ditëlindjen. Ecën vitet, Rajmonda me rezultate shumë të mira, përfundoi 9-vjeçaren dhe arrita ta regjistroja tek gjimnazi “Sami Frashëri”.

Ardit Gjebrea: Si ja bëje për t’i veshur, ushqyer, deri në çfarë niveli shkonte?

Besniku: Çfarë të them unë, ato që më sillnin ato i vishja, por jo vetëm Rajmondës, por të gjithë fëmijëve. Pra gjërat që na falnin, sillnin atletet, këpucët kushërinjtë.

Ardit Gjebrea: Po ditën e parë të shkollës?

Besniku: Do zgjidhnim më të mirat nga ato që na kishin sjellë.

Ardit Gjebrea: Rajmonda e vazhdoi shkollën deri në fund apo jo?

Besniku: Po deri në fund edhe universitetin për Gjuhë të huaj. Rajmonda filloi të bënte dhe shkollën dhe punën, të dyja. Në vitin e parë gjimnaz aplikoi për Call Center por nuk e pranuan se ishte poshte moshës dhe vitin e dytë punonte pasdite me 4 orë, i siguronte lekët vetë, i ruante, nuk i prishte. Harrovë të ta them që lekët që i jepja unë, 5 qind lekëshin, siç ia jepja në mëngjes ma sillte prap në darkë./tvklan.al 

Tags: ardit gjebreaBesnikue diela shqiptareRajmonda

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Bilanci/ Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të larta nga pandemia

Shqipëria në 24 orët e fundit/ 835 raste të reja, ulet numri i viktimave

Babai i blen arushin që kishte kërkuar kur ishte 6 vjeç, vajza shpërthen në lot

Babai i blen arushin që kishte kërkuar kur ishte 6 vjeç, vajza shpërthen në lot

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com