Atletja e muajit në Evropë është shpallur kampionia e njohur shqiptare Luiza Gega.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja Xhaçka, e cila ka falenderuar Gegën që është edhe Nëntetare në Policinë Ushtarake.
“Nëntetarja e Policisë Ushtarake Luiza Gega nderoi kombin dhe Forcat e Armatosura duke u shpallur atletja e muajit në Evropë, pasi theu rekordin kombëtar në 3000m në Karlsruhe.
Kjo arritje uroj të jetë ogur i mirë, për Lojërat Olimpike 2020 dhe Kampionatin Evropian Paris 2020”, shprehet Xhaçka.
Kujtojmë se Luiza Gega ka thyer mjaft rekorde dhe ka marrë shumë medalje ndërkombëtare.
https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1926527134158883/