Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ata që votuan me maska, nuk rrëzuan Albinin, pështynë mbi zgjedhësit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ata që votuan me maska, nuk rrëzuan Albinin, pështynë mbi zgjedhësit

Nga Andi Bushati

Fitorja e mocionit të sotëm ishte shumë më tepër se tentativa e thjeshtë për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.

Ajo ishte një manovër e ndyrë nga ana morale, kriminale nga ana shëndetësore dhe ilegjitime nga ana politike.

Askush nuk e kishte imagjinuar se një grup banditësh të kastës së vjetër, që të gjithë së bashku nuk morën dot aq vota sa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, do të hidhnin në erë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Askush nuk mund të bënte parashikimin e zi, se kjo mund të ndodhte në kohën e një pandemie botërore, duke u përkthyer në më shumë viktima.

Askush nuk mund të vinte bast se burra si Isa Mustafa e Agim Veliu, që janë më të preokupuar për uturakun e tyre, sesa për të ardhmen e Kosovës, do silleshin si mashtruesë banalë, duke i marrë votat kundër Thaçit e duke u shndërruar më pas në vegla të tij.

E megjithatë të tëra këto ndodhën.

Madje edhe më shumë.

Albin Kurtit iu punuan të gjithë rengjet e mundshme, që ti hapte rrugën atyre që donin të ndanin shpejt e shpejt Kosovën. Atij i imponuan në kabinet fytyra demode që do shërbenin si kamikazë në krizën më të parë.

Atij ia minuan premtimin e votuar dhe programin qeveritar për heqjen e taksës, ata që silleshin në Prishtinë si dashnorë të Grenellit, por në fakt ëndërronin shkëmbimin e territoreve.

Të pakënaqur se si po shkarkoheshin, një e nga një, të gjithë kapsit e shtetit nga bordet e ndërmarrjeve publike, të mërzitur se si po anulloheshin tenderat 50 milionësh, të kompleksuar nga formulimet diplomatike për mini-Shengenin dhe reciprocitetin, të tmerruarr nga modeli i qëndrimeve përballë Vuçiçit, politikanët e së djeshmes u bënë të gjithë bashkë, për të goditur me gurë mbi pasqyrën që i bënte të ngjanin si karikatura.

Por, do të qe e pandershme dhe e padrejtë të thoje se ata e kishin vetëm me Albinin.

Shikoni si u sollën me Vjosën. Të bindur se askush nuk i votonte për politikat çalamane të Isës, ata i dhanë kësaj gruaje të re rolin e prijëses. Nën erën e ndryshimit, ajo u solli aq vota sa LDK-ja nuk i kishte marrë që prej kohës kur Rugova ishte ende gjallë. Dhe tani, kur nuk janë mbushur as dy muaj, ata klithin se ajo duhet përjashtuar nga partia.

Ata e bëjnë këtë për faktin se Vjosa po rezulton e vetmja që u kujton premtimet e fushatës.

Por, ashtu si me Albinin, ata nuk e kanë as vetëm me Vjosën. Jo dhe jo. Kjo nuk është një çështje personash. As një problem partish. Aq më pak një zgjedhje bindjesh, mes të majtës dhe të djathtës. Eshtë shumë, shumë më e thellë dhe fatkeqësisht tepër më banale në të keqen e saj sesa kaq.

Sepse, ajo që po ndodh përbën në thelb një problem mes zgjedhësve që votuan për ndryshim dhe një kaste që militon për diktatin e status quo-së. Një betejë mes shumicës që lufton për të ardhmen e fëmijëve dhe një pakice që do të mbrojë privilegjet e së shkuarës. Një ndeshje mes ëndërrimtatëve të një shoqërie më të mirë dhe pazarxhinjve që janë gati të luajnë dhe me kufijtë, për të ruajtur pozitat që kanë.

Me mocionin e sotëm, e vjetra e fitoi raundin e parë të përplasjes. Me ato vota, 82 deputetët me maska nuk rrëzuan një qeveri 50 ditore, por pështynë mbi fytyrat e të gjithë atyre që në 6 tetorin e shkuar besuan se ëndrra qe e mundur.

Këta të fundit, ndofta u treguan naivë dhe utopistë. Ata besuan se ndryshimi mund të vijë thjeshtë si një festë, përmes votimit. Ata patën iluzionin se në demokraci është shumica ajo që vendos. Ata harruan se ajo kastë e vogël në numër, nuk qe e tillë edhe në forcë.

Ajo pakicë ka ende rreth vetes të gjithë armiqtë e ndryshimit, atë bandën e heshtur të zyrtarëve që patën uzurpuar postet publike, interesat e oligarkëve, disa media të mëdha, importuesit që u ishte mbyllur dera me Beogradin dhe ndërkombëtarë të ndikueshëm nga fluksi i pafund i parave të derdhura nga një pushtet abuziv afatgjatë.

Faji i vetëm i Albinit dhe ekipit të tij, i Vjosës dhe votuesve të saj, ndoshta ishte se besuan që kjo betejë mund të fitohej me rrugë idealiste, se kjo e keqe mund të mundej thjeshtë me zgjedhje. Se mjaftonte të përdorje një copë të ndyrësisë, për të pastruar të tërën.

Mocioni i sotëm tregoi se ky eksperiment rezultoi i pamundur. Ai dëshmoi se është utopike të besosh, se nga ata që kanë qenë dikur pjesë e llumit, mund të lindë një filizë ndryshimi. Ai vërtetoi se beteja e përleshjes me të keqen është e gjatë dhe se fitorja ndaj saj nuk mund të vijë dot kurrë pa u bërë bashkë, të gjithë në një front, ata që vërtet e dëshërojnë atë.

Ndaj, votimi i këtij fund marsi duhet të shërbejë për një rikompozim të ndryshëm të skenës politike dhe shoqërore në Kosovë. Ai duhet të rendisë në të njëjtën anë të barrikadës forcat e së mirës.

Ai duhet ti vlejë si mësim edhe Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta hapur më shumë lëvizjen ndaj personaliteteve dhe shtresave që kërkojnë një Kosovë të tjetërllojtë. Ai duhet ti vlejë si mësim Vjosës dhe brezit idealist të LDK, për tu shkëputur nga pleqtë me uturak pas vetes, që nuk kanë më asnjë aspiratë për të ardhmen.

Vetëm një lëvizje e tillë, vetëm një riformatim i këtyre përmasave, mund të rikthejë në të ardhmen dinamikën e asaj që u mundua të ndërpresë koalicioni i maska (renj)ve sotëm. Vetëm në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e mundur që një turmë deputetësh që votuan me turinj të mbuluar, të pështyjnë pa gajle mbi fytyrat e shumicës së votuesve.

Tags: Albin KurtiANDI BUSHATIkomentmaska

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
34-vjeçari humb jetën nga koronavirusi/ Mjekët të dorëzuar: S’kishte asnjë sëmundje

34-vjeçari humb jetën nga koronavirusi/ Mjekët të dorëzuar: S’kishte asnjë sëmundje

COVID-19/ Ministri rumun i Shëndetësisë jep dorëheqjen

COVID-19/ Ministri rumun i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Koronavirusi/ Policia e Shtetit: Ja ç’ka ndodhur 24 orët e fundit

Koronavirusi/ Policia e Shtetit: Ja ç’ka ndodhur 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë
Bota

BE paralajmëron se dhjetëra mijëra trupa evropiane nevojiten për Ukrainën, shtetet e mëdha duhet të dërgojnë nga 10 mijë ushtarë

by mirseda
22:47 | 21/08/2025
0

Udhëheqësit evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naivë kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë,...

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

22:07 | 21/08/2025
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

21:55 | 21/08/2025
Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

21:48 | 21/08/2025
Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse do të kemi paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

21:39 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com