E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Asnjë përparim në bisedimet Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se ekipet e ekspertëve të të dyja palëve në Bruksel, kanë biseduar për finalizimin e çështjeve të diskutuara në takimet e fundit.

Në një postim në rrjetin social twitter zoti Lajçak shkruante se “para takimit të nivelit të lartë politik në fillim shtatorit, u takova sot me kryenegociatorët/bashkërenduesit për të punuar në finalizimin e çështjeve të diskutuara në takimet e fundit”.

Bisedimet e së enjtes të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshinë çështjet ekonomike, çështjen e të zhvendosurve dhe personat e pagjetur.

Por pas takimit zyrtarët e të dyja vendeve akuzuan njëri-tjetrin për mungesë të përparimit në këto tema.

Bashkërenduesi shtetëror i Kosovës në këto bisedime Skënder Hyseni tha se pala serbe është treguar jokonstruktive.

“Dhe kjo duhet të theksohet me zë të lartë dhe të qartë. Pala serbe sot madje u është kthyer edhe elementëve për të cilët kemi pas dakordim në parim. Serbia ka bërë përpjekje që të rihapë kapitujt të caktuar të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për të cilat kemi pasur një dakordim në parim”, tha zoti Hyseni.

Zoti Hyseni tha se Serbia po synon të zvarrisë procesin e bisedimeve dhe se sipas tij nuk mund të ketë zgjidhje pa njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

“Korniza që garanton trajtim dhe zgjidhje si dhe zbatim të çdo marrëveshje mbi çfarëdo çështje që ekziston është njohja reciproke. Pa këtë kornizë ne vetëm mund të rrëshqasim në dhjetë vjetë të tjera humbje kohe krejtësisht e panevojshme dhe të thellimit të mospajtimeve që mbeten të mëdha”, tha zoti Hyseni.

Ndërsa shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç tha se bisedimet kanë qenë të vështira dhe shpesh armiqësore.

Lexo edhe :   Bilanc negativ në Kosovë/ 12 viktima dhe 764 të infektuar në 24 orët e fundit

“Ne sot këtu kemi luftuar për interesat e serbëve përmes zgjidhjes së probleme për çështjet jetike të njerëzve të zakonshëm dhe çështje me rëndësi për njerëzit tanë në Kosovë është zbardhja e fatit e më shumë se 500 serbëve të zhdukur”, tha ai duke nënvizuar se “Serbia është e interesuar që të arrijë marrëveshje të zbatueshme dhe që zgjidhë problemet e serbëve në Kosovë”.

Lexo edhe :   Bilanc negativ në Kosovë/ 12 viktima dhe 764 të infektuar në 24 orët e fundit

Zoti Gjuriç tha se ka kërkuar që të zbatohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe ndërsa ka ngritur edhe çështjen e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë afër manastirit mesjetar të Deçanit.

Ky ishte takimi i tretë i ekipeve teknike të bisedimeve që nga rifillimi i tyre në fillim të muajit korrik.

Bisedime u mbajtën një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është duke bërë përgatitje për takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërsa u ka dërguar ftesa edhe partive opozitare për t’u përfshirë në delegacionin e Kosovës për këto bisedime. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë refuzuar dërgimin e përfaqësuesve në këto bisedime.

Udhëheqësit e institucioneve në Kosovë e kanë mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të zhvillohet disa ditë para takimit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel më 7 shtator, për të vazhduar bisedimet e rifilluara më 16 korrik. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...