E premte, 23 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Skuadrat braktisin ndeshjet në shenjë proteste ndaj padrejtësive raciale

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Lojtarët e ekipit “Milwaukee Bucks” që luajnë në ligën amerikane të basketbollit, NBA (Shoqata Kombëtare e Basketbollit) vendosën të mos e zhvillojnë ndeshjen çerekfinale të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen mbi padrejtësitë ndaj komunitetit afrikano-amerikan.

Ekipi gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve që të bëjnë ndryshime domethënëse në departamentet e forcave të zbatimit të ligjit.

Vendimi nxiti reagime të forta në të gjithë vendin dhe në fund të mbrëmjes u shtynë dy ndeshje të tjera basketbolli në kuadër të NBA-së u shtynë, tre ndeshje basketbolli për femra, tre ndeshje bejsbolli dhe pesë ndeshje të ligës së futbollit. Lojtarët theksuan se protesta kundër padrejtësive racore merr përparësi mbi nevojën për të luajtur një ndeshje sportive.

Tenistja Naomi Osaka gjithashtu njoftoi se nuk do të luante në ndeshjen e saj gjysmëfinale të së enjtes në garën “Western & Southern Open”, dhe zyrtarët më vonë shtynë të gjitha lojërat e turneut për të enjten.

Veprimi i ekipit “Milwaukee Bucks” erdhi si reagim indirekt ndaj ngjarjeve në qytetin Kenosha, rreth 60 kilometra larg, ku të dielën policia qëlloi afrikano-amerikanin Jacob Blake.

Vendimi i lojtarëve për të mos luajtur u nxit nga pakënaqësitë lidhur me dhunën policore dhe pabarazisë racore në Shtetet e Bashkuara.

“Katër muajt e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të padrejtësive të shumta ndaj komunitetit afrikano-amerikan”, thanë lojtarët përmes një deklarate.

“Qytetarët në të gjithë vendin kanë përdorur zërat dhe platformat e tyre për të folur kundër këtyre veprimeve të gabuara. Gjatë ditëve të fundit në shtetin tonë të Uiskonsinit, ne kemi parë videon e tmerrshme të Jacob Blake që u qëllua në shpinë shtatë herë nga një oficer policie në Kenosha si dhe të sulmeve të tjera me armë ndaj protestuesve. Megjithë thirrjet e shumta për ndryshime, nuk ka patur asnjë veprim, kështu që ne sot nuk mund të përqëndrohemi tek basketbolli”.

Ekipi bëri thirrje që oficerët e përfshirë në sulmin me armë ndaj zotit Blake të japin llogari për veprimet e tyre dhe që organi ligjvënës i Uiskonsinit të ndërmarrë veprime për të trajtuar “llogaridhënien nga ana e policisë, dhunën si dhe reformën në drejtësi”.

“Kur futemi në fushën e basketbollit dhe përfaqësojmë qytetin e Miluakit dhe Uiskonsinin, nga ne pritet që të luajmë në një nivel të lartë, të bëjmë përpjekje maksimale dhe të kërkojmë llogari nga njëri-tjetri. Ne e respektojmë këtë standard, dhe në këtë moment, ne po kërkojmë të njëjtën gjë nga ligjvënësit tanë dhe forcat e zbatimit të ligjit”, thanë lojtarët.

Të lodhur me situatën

Ylli i ekipit të “Los Angeles Lakers”, LeBron James, ndër lojtarët e profilit më të lartë në ligën amerikane të basketbollit, shkruante në Twitter: “Kërkojmë ndryshim, jemi të lodhur me situatën”.

Në natën që vendosën të mos luajnë lojtarët e një ekipi të ligës së basketbollit për femra, “WNBA”,u ulën në gjunjë dhe ngritën grushtat lartë në shenjë solidariteti.

“Ne solidarizohemi me vëllezërit tanë në NBA. Do ta vazhdojmë këtë bisedë me vëllezërit dhe motrat tona në të gjitha ligat dhe do të përpiqemi të ndërmarrim veprime kolektive”, thuhej në një deklaratë të ekipit “Atlanta Dream”, që u lexua nga basketbollistja Elizabeth Williamsreadin.

Veprimet e së mërkurës nuk ishin aq të përhapura në ligën amerikane të bejsbollit. Tre ndeshjet që u shtynë ishin ato mes ekipeve Reds-Brewers, që ishte në plan të zhvillohej në Miluaki, Mariners-Padres në San Diego dhe Dodgers-Giants në San Francisko.

Ylli i ekipit “Dodgers”, afrikano-amerikani Mookie Betts, tha se ishte i gatshëm të mos luante edhe nëse ekipi i tij do ta zhvillonte ndeshjen të mërkurën. Por shokët e ekipit e mbështetën.

“Nuk kisha në plan të luaja sonte, pavarësisht nga pasojat”, tha Betts.

Lexo edhe :   Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva, ky hall nuk zgjidhet me ultimatume

Vendi po ndeshet me çështje serioze

Afrikano-amerikani Dee Gordon, që luan për ekipin “Mariner” të qytetit të Siatëllit, thotë se i gjithë ekipi i tij mori vendim të mos luajë.

Lexo edhe :   Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva, ky hall nuk zgjidhet me ultimatume

“Vendi po përballet me çështje serioze”, pohoi zoti Gordon.

“Për mua dhe për shumë shokë të mi të skuadrës, padrejtësitë, dhuna, vdekjet dhe racizmi sistematik janë thellësisht personale. Kjo ndikon jo vetëm komunitetin tim, por drejtpërdrejt edhe familjen dhe miqtë e mi. Ekipi ynë votoi unanimisht që të mos luanim sonte. Në vend që të na shohin tek luajmë, ne shpresojmë që njerëzit do të përqendrohen në gjërat më të rëndësishme sesa sporti”.

Ish-presidenti Barack Obama përshëndeti ekipin “Milwakee Bucks” “marrjen e një vendimi bazuar në atë që ata besojnë”, si dhe trajnerin e ekipit të“Los Angeles Clippers”, Doc Rivers e të tjerët në NBA dhe WNBA “për shembullin që dhanë”.

“Do duhet angazhimi i të gjitha institucioneve tona për të mbrojtur vlerat tona”, tha zoti Obama.

Të mërkurën u shënuan katër vjet nga vendimi i kapitenit të ekipit të futbollit amerikan “San Francisco 49ers”, Colin Kaepernick për t’u gjunjëzuar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar para fillimit të ndeshjeve. Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e vendit.

“Nuk do të ngrihem në këmbë për të treguar krenarinë për flamurin e një vendi që shtyp afrikano-amerikanët dhe njerëzit me ngjyrë”, tha zoti Kaepernick pas ndeshjes së vitit 2016. Shoku i tij i skuadrës Eric Reid tha në javët që pasuan, se pasi kishte shqyrtuar çështjen dhe pas bisedës me një ish-lojtar që kishte shërbyer në ushtrinë amerikane, të dy vendosën të gjunjëzoheshin gjatë ekzekutimit të himnit si një formë proteste kundër padrejtësive racore.

Lojtarë të tjerë të futbollit amerikan u bashkuan me këtë lëvizje. Por lidhur me këtë zhvillim ka patur kritika të ashpra nga ata që thonë se protestat që zhvillohen gjatë himnit kombëtar janë mosrespektim ndaj vendit dhe ushtrisë, përfshirë edhe nga Presidenti Donald Trump.

Shtatë pika të kuqe

Lojtarët kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se veprimet e tyre kishin për qëllim të sensibilizonin publikun ndaj dhunës policore dhe pabarazisë racore.

Disa atletë gjithashtu kanë vendosur të heqin dorë nga sporti për t’u përqëndruar në përpjekjet për reforma. Ylli i ligës amerikane të basketbollit për femra (WNBA), Maya Moore po kalon sezonin e dytë radhazi pa luajur, ndërsa është përqëndruar tek puna për reformimin e drejtësisë penale. Edhe Natasha Cloud nga ekipi i “Washington Mystics” hoqi dorë nga ndeshjet këtë sezon për t’u përqëndruar në punën për reforma sociale.

Zonja Cloud postoi një fotografi të mërkurën në mbrëmje me koleget e saj të skuadrës “Mystics” në stadiumin ku ato kishin në plan të luanin. Ato kishin veshur bluza me mbishkrimin Jacob Blake dhe në anën e pasme kishin shtatë pika të kuqe.

Zonja Cloud shkroi se ajo është krenare që shoqet e saj të skuadrës dhe atletë të tjerë po “përdorin platformat sociale e po ngrejnë zërin për ata që nuk kanë zë”.

“Kur i heqim fanellat ne jemi afrikano-amerikane dhe për këtë nuk vlerësohemi dhe jeta jonë vazhdimisht kërcënohet. Mjaft më”, tha zonja Cloud.

“Nuk mund të ulesh, të shikosh ndeshje sportive dhe të injorosh atë që po ndodh në këtë vend. Nuk duhet të argëtoheni nga afrikano-amerikanët në fushat e sportit dhe pastaj të mos i kushtoni vëmendje gjërave që na ndodhin ne dhe familjeve tona. Na dëgjoni, na shikoni dhe na kuptoni kur themi se jemi të lodhur”.

NBA, WNBA dhe MLS thanë se ndeshjet që nuk u luajtën të mërkurën do të luhen një ditë tjetër. Tre ndeshjet e bejsbollit që nuk u luajtën të mërkurën, do të zhvillohen të ejten. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit...

Sulmuesi i Real Madrid rrezikon 6 muaj burg

Futbollisti i Real Madrid, Luka Joviç vazhdon të ndërlikojë akoma më tepër situatën e tij në Serbi. Pasi disa prokurorë serb ngritën akuzat për thyerje...

(Emrat) PD zbardh listën zyrtare të kandidatëve për deputetë

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal. Përmes...

Rama: Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa futbollisti afrikan me ‘Topin e Artë’

Rikthehet sërish debati ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësive. Rama akuzon Metën se i ka dhënë pasaportën shqiptare një...

Video/ Deputeti shqiptar përplaset ashpër me Daçiç në parlamentin serb

Shefi i grupit të deputetëve Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Ivica Daçiçit në krye të parlamentit serb, gjë për...