Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

(Video+Foto)/Asfiksimi i gjimnazistëve në Shupenzë, reagon ministria: Ja sa nxënës janë prekur

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas asfiksimit nga gazi te gjimnazisteve në gjimnazin e Shupenzës.

Siç bëhet me dije në njoftim për shtyp, ministria thuhet se: “po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës në shkollën e mesme të Shupenzës”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja.

Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.  Ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”, thuhet ne njoftim.

(Video+Foto)/Rrjedhje gazi në gjimnazin e Shupenzës, policia jep detaje

Disa nxënës janë asfiksuar në shkollën e mesme “Rifat Manjani” në Bulqizë pasi ka pasur rrjedhje gazi.  Ngjarja raportohet nga fshati Shupenze. Thuhet se 10 nxenës janë dërguar në spitalin rajonal.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur teksa po provohej sistemi i ngrohjes në shkollë. BW, raporton se shumë nxënës dhe stafi akagemik janë paraqitur në spital dhe dhimje koke, të vjedha dhe temperaturë. Ndërsa ende nuk dihen të dhëna të sakta për gjendjen e tyre shëndetësore. 

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 10.40,  specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.

Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se :

Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë  tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit  e kësaj shkolle, ku  16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Tags: asfiksohenBulqizë. DërgohengazinxenesitRrjedhjeshkollespital

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

15:11 | 08/06/2026
Aktualitet

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026
Aktualitet

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026
Next Post

DETAJET/ Vjedhja në Himarë, grabitësit e gomones lanë letrën e rrallë

Dosja “Lazarati”/ Prokuroria kërkon 57 vite burg për “grupin e zjarrit”

Berisha nxjerr emrin: Kjo drejtoreshë merr 4-5 mijë euro për një vend pune







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

by mirseda
15:11 | 08/06/2026
0

Policia e Tiranës: Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së...

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com