Një çift shqiptarësh ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Ata kishin zgjedhur një metodë origjinale duke e trafikuar me kukulla të cilat nuk binin në sy. 45-vjeçari shqiptar emri i të cilit është Ardian, por që njihej si “Aris” dhe “Marsi”, bashkëpunëtoren më të ngushtë në trafik kishte gruan, Nelën.
Çifti shkonte në Athinë për t’u furnizuar me kokainë që e fshihnin brenda kukullave, arinjve të pellushit. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi efektivët e zbuluan pas dyshimeve.
Arinjtë prej pellushi brenda së cilës ishte “zonja e bardhë” i mbante gruaja e shqiptarit, por në 29 Janar ishte rruga e tyre e fundit, pasi tashmë do të përballen me drejtësinë.