Gazetari Artan Hoxha ka treguar sot se si po zbrazen burgjet. Ai dha deklarata tronditëse, ku konfirmoi se në qeli aktualisht ndodhen vetëm ata që kanë frikë të dalin, sepse mund ti ekzekutojnë. Duke folur me prova, gazetari e cilëson këtë si një situatë alarmante, pasi po lirohen personazhe të fuqishme të krimit.
I ftuar në studion e “AbcNews”, gazetari Artan Hoxha si për ti vënë vulën këtyre ngjarjeve mafioze që janë po kaq të shpeshta, tha se nuk mund të perceptohen dot.
“Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Siç e thashë edhe dje, nga burgu po dalin të gjithë ata që duan të dalin, dhe nuk po dalin ata që s’duan.
Kjo sepse, ose mund t’i vrasin nëse dalin nga burgu ose dalin dhe s’kanë ku të shkojnë. Ngjarjet janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme, dhe nuk arrijnë të perceptohen dot. Nuk i perceptojmë dot ne që merremi me këtë fushë, e jo më opinioni publik”, tha gazetari.