Aktualitet

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Meta: Kjo humbje më ka prekur thellë


               Publikuar në : 19:40 - 16/01/20 M D

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të aktorit të njohur Xhevdet Ferri, i cili u nda sot nga jeta, në moshën 59-vjeçare.

Ndër të tjera Meta shkruan se: “Kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë”.

Reagimi i plotë i Metës: “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri.

Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: