E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Arrestohet 52-vjeçari i rrezikshëm, tentoi të trafikonte municione në Kakavijë

Një 52-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi që të trafikonte municione në Kakavijë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi Idajet Hasani, 52 vjeç, banues në Cërrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, i kanë gjetur e tashmë sekuestruar 49 fishekë luftarak (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i tentativës së trafikimit të municionit. Sekuestrohen 49 fishekë dhe 1 automjet. Bie në pranga poseduesi i municionit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...

Prag konflikti, pritet tërheqja e Beogradit nga marrëveshjet me Kosovën

Menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lajmëruar për një mbledhje urgjente të...

“Prej vitesh e mendoja”/Vrau 8 persona në universitet, zbardhen detajet e rënda

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 8 persona, në një universitet në qytetin rus të Perm, thonë zyrtarët. Sulmuesi shkoi në kampus...

Reciprociteti për targat e Serbisë, BE thirrje palëve

Nga sot, Policia e Kosovës ka hequr targat e mjeteve që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti. Kujtojmë këtu se Kosova kishte paralajmëruar...

Tashmë ka një datë, ja kur do martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas shumë aludimesh për një dasmë të mundshme me Mark Frrokun, tashmë ka zbuluar çdo gjë. Një ftesë...