Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shehaj: Pa ndëshkueshmërinë e politikanëve nuk ka përparim

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shehaj: Pa ndëshkueshmërinë e politikanëve nuk ka përparim

Agron Shehaj, kandidat për kryetar të PD, thotë se në krye të PD duhet të vijnë njerëz të pakorruptuar, që të punojnë për interesin publik.

DW: Çfarë ndryshimesh do të sillni ju në drejtimin Partisë Demokratike, (PD) nëse të dielën, më 13 qershor, do të zgjidheni kryetar i saj?

Agron Shehaj: PD-ja duhet të rikthehet në vlera të tilla si demokracia e brendshme, meritokracia dhe ndershmëria.PD duhet të ketë në krye njerëz për të cilët qytetarët mendojnë se janë të pakorruptueshëm, të zotë dhe me kurajo për të punuar për interesin publik. Ndryshimi do të fillojë me vendosjen e standardit statutor që kryetarit që humbet zgjedhjet i mbaron automatikisht mandati dhe nuk mundet më të rikandidojë. Vetëm kështu kryetari i PD-së do ketë interes të luftojë për të fituar duke tërhequr njerëzit më të mirë dhe të jetë i vetëdijshëm që ka vetëm një mundësi për ta çuar Partinë Demokratike në fitore.

Ndryshimi i dytë është zgjedhja nga anëtarësia e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e kaluara anëtarët e PD u zhgënjyen pasi u ftuan të votonin një listë kandidatësh të caktuar nga lidershipi, sipas një modeli të padëgjuar në botë. Me propozimin tim anëtarësia do të vendosë cili do të jetë kandidat, vendin e kandidatëve në listë përmes votës me parimin “një anëtar, një votë”. Ndryshimi i tretë, që mendoj se është kryesori, është rikthimi i luftës kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga oligarkët si prioritet kryesor të opozitës. PD duhet të heqë dorë nga lojërat politike të pakuptimta që nuk u shërbejnë problemeve reale të shqiptarëve dhe të merret me shkakun kryesor të varfërisë që është korrupsioni.

DW: Cili është vizioni juaj për rolin që duhet të marrë PD si forca më e madhe opozitare, me 59 deputetë në Parlamentin e ri, që fillon funksionimin e tij në shtator?

Agron Shehaj: PD duhet të luftojë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar. Lufta kundër korrupsionit, sidomos ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit, duhet të jetë prioriteti kryesor i PD. Pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve nuk ka demokraci dhe zhvillim. Kjo duhet të jetë kauza dhe beteja e PD. Papunësia është shqetësimi kryesor i shqiptarëve dhe shkaku kryesor i papunësisë është korrupsioni dhe kapja e ekonomisë nga oligarkët.

DW: Cilat janë epërsitë tuaja në raport me kandidatët e tjerë, që po garojnë për t’u zgjedhur këtë të dielë në postin e kryetarit të PD?

Agron Shehaj: Partisë Demokratike i duhet një lider i besueshëm, i pakapur nga interesa ekonomike dhe mbi të gjitha që shqiptarët të mendojnë, se do t’u thotë jo oligarkëve dhe kompromisit me të keqen.

DW: Çfarë sinjalesh po merrni nga baza e PD dhe mbështetësit e saj në takimet që po zhvilloni me ta. A janë pro ndryshimit?

Agron Shehaj: Demokratët janë shumë të kthjellët në gjykim. Bilanci negativ 8-vjeçar në opozitë është i qartë për të gjithë. Demokratët duan jo thjesht të fitojnë, por duan një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme. Demokratët e dinë që nëse dikush nuk ja ka dalë një herë, dy, tre, katër nuk ka gjasa t’ia dalë herën e pestë.

DW: Cilët konsideroni aleatët tuaj në përpjekjen për të qënë në krye të PD?

Agron Shehaj: Aleatët e mi janë demokratët që nuk i druhen të vërtetës. Ata që kanë sakrifikuar dhe sot vuajnë pasojat e mungesës së përgjegjësisë së lidershipit. Ata që duan të shohin përpara, ata që nuk pranojnë vendimet e gabuara të lidershipit, ata që duan një PD meritokratike, evropiane, demokratike dhe ku promovohen më të mirët. Ata që mendojnë se PD duhet të hapet dhe bashkohet, me njerëz të rinj, që nuk i tremben talentit dhe kontributeve por që i vlerësojnë ato.

DW: A keni kundërshtarë të tjerë përveꞔ tre konkurrentëve në garën për kryetar partie?

Agron Shehaj: Zgjedhjet u imponuan pa mbaruar ende përfundimi i rezultateve zgjedhore. U la një afat kohor i pamjaftueshëm për të bërë fushatën dhe për të bashkëbiseduar me të gjihë demokratët kudo në Shqipëri. Zgjedhja e kreut të PD është momenti më i rëndësishëm, moment kyç, për demokratët ndaj kurrsesi nuk duhet të kalonte kaq shpejt, vetëm e vetëm se lidershipi nuk mban dot përgjegjësi. Sot demokratët vendosin nëse do të fitojnë apo do të humbasin në zgjedhjet e ardhshme.

DW: A po zhvillohet gara në mënyrë transparente dhe të barabartë?   

Agron Shehaj: PD duhet çliruar nga praktika që kryetari është më i rëndësishëm se parimet dhe vlerat demokratike. Një nga prioritetet e mia, nëse do të fitoj besimin e demokratëve, është të vendos standardet dhe gjithë infrastrukturën e duhur për të mbajtur zgjedhje të ndershme, të lira brenda partisë, të cilat sot nuk ekzistojnë. /DW

Tags: Agron ShehajPD

TË LIDHURA

Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital
Aktualitet

Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital

16:44 | 02/07/2025
Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit
Politikë

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

14:33 | 02/07/2025
I MITURI SHPËTOHET NË “SPITALIN AMERIKAN 2”! Operacioni te foshnja 5 muajsh me teknologjinë e fundit
Aktualitet

I MITURI SHPËTOHET NË “SPITALIN AMERIKAN 2”! Operacioni te foshnja 5 muajsh me teknologjinë e fundit

14:31 | 02/07/2025
Next Post
Edith Harxhi: Hyj në garë jo si grua, por me besim tek meritokracia

Edith Harxhi: Hyj në garë jo si grua, por me besim tek meritokracia

Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”

Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”

Eliminimi i ish-shefit të antidrogës. Kush e nxori në pritë Rudolf Elezoviç?

Eliminimi i ish-shefit të antidrogës. Kush e nxori në pritë Rudolf Elezoviç?

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital
Aktualitet

Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital

by mirseda
16:44 | 02/07/2025
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë. Mësohet se dy turistë...

Çmenduri totale për fanellën e re të Lamine Yamal me numrin 10: Është trashëgimtari i Messit

Çmenduri totale për fanellën e re të Lamine Yamal me numrin 10: Është trashëgimtari i Messit

16:24 | 02/07/2025
Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin

Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin

16:19 | 02/07/2025
Komisioni Evropian thirrje vendeve të BE-së: Reduktoni ndotjen nga gazrat serë me 90% deri në vitin 2040

Komisioni Evropian thirrje vendeve të BE-së: Reduktoni ndotjen nga gazrat serë me 90% deri në vitin 2040

14:36 | 02/07/2025
Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

14:33 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com