E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Nga Andi Bushati

Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin të përdorin dy standarte në gjykimin e tij: edhe t’i shajnë metodat edhe t’ia kopjojnë ato.

Konflikti i fundit, i hapur nga Presidenti i Republikës, po dëshmon pikërisht këtë paradoks. Kreu i shtetit është ngulfatur në përplasje të fortë me një media pro qeveritare si ‘Shqiptarja.com”, e cila prej ditësh ka hapur një fushatë për mënyrën se si Ilir Meta ka dhënë gjatë presidencës së tij mbi 800 nënshtetësi shqiptare.

Qëndrimi më normal që duhet të kishte mbajtur presidenca në këtë rast do të qe se sa të vërteta ishin këto akuza, sqarimi një për një i tyre, si dhe hedhja poshtë, nëse kishte fakte dhe argumente për këtë gjë. Kjo, pra mënyra se si i përdorin kompetencat njerëzit të cilëve u kemi dhënë pushtet, është shumë më e rëndësishme për publikun sesa tenderat që ka fituar Karlo Bolino, bashkëpronësitë e gruas së tij apo letrat prej militanti që i shkruan ndonjë reporter i tyre hierarkëve socialistë për t’i kapur ndonjë vend pune.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe njëherë para njerëzve shpërfaqet dilema midis ndershmërisë së gazetarëve në ushtrimin e misionit të tyre dhe sjelljes së politikanëve ndaj akuzave që u vijnë nga pushteti i katërt.

Në këtë dilemë përplasja nuk është bardhë e zi. Ajo nuk është një ndeshje mes ëngjëjve dhe djajve.

Gazetarët, reporterët, mediat për të cilat ata punojnë, kanë shumë mëkate në mënyrën se si ata sillen ndaj misionit të tyre. Le të marrim për ilustrim vetëm një shembull. Të njëjtët që masakruan Ilir Metën kur u kap me bllok në dorë, e amnistuan atë kur u bë “bashkëdrejtues i koalicionit” me Ramën dhe rifilluan akuzat po aty ku i kishin lënë, në momentin që ai u nda nga Rilindja.

Pra këtu nuk kemi aspak si qëllim informimin e publikut, por vënien e shtypit në shërbim të një rryme politike.

Por, duke pranuar këto mëkate që shpesh ulërasin, duke qenë të ndërgjegjshëm për partizanizmin, korruptimin dhe devijimin nga misioni të shumë TV-ve, gazetarëve, portaleve, ka një kriter që duhet të na shërbejë për të qenë më të qartë: sa herë që togfjalëshi personalizues “kush po e thotë” tenton të mbysë pyetjen thelbësore: “çfarë po thotë”, po aq herë duhet të dyshojmë se po përpiqen të na manipulojnë.

Këtë mënyrë sjelljeje e ka ngritur në strategji Edi Rama. Prej kur ka marrë mandatin, prej kur shpiku fjalën “kazan”, ai nuk ka lënë pa ofenduar, atakuar personalisht, në përpjekje për t’i asgjesuar argumentin, asnjë prej gazetarëve që është përballur në studio. Sa herë është kapur me presh në duar, ai ka zgjedhur si taktikë të sulmojë mediat, madje nuk ka kursyer as ato me famë ndërkombëtare, të cilat më pas e kanë nxjerrë bllof.

Lexo edhe :   Kush po i përbalt bluzat e bardha
Lexo edhe :   Kosova dhe thirrjet për ndihmë

Pikërisht në emër të kësaj strategjie për të mos u përballur kurrë me dëmet që shkakton politika e tij, ai, ndërkohë që “bleu” me favoret e pushtetit të gjitha ekranet e TV-ve të mëdha, për ato që nuk arriti t’i kontrollonte dot, tentoi të rikthente në kodin penal shpifjen dhe më pas po mëton të miratojë një ligj që e kanë hedhur poshtë njëzëri disa institucione ndërkombëtare bashkë.

Falë kësaj sjellje, që në thelb ka vullnetin për të grabitur pa kokëçarje, liria e fjalës në Shqipëri (e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare) ka zbritur në nivelet e qeverisjes së Berishës së parë (1992- 1996).

Prandaj nëse duan të japin shembullin si kundër modele të Ramës, kundërshtarët e tij nuk mund të përdorin të njëjtat metoda si ai, duke lënë mënjanë argumentin dhe duke u fokusuar me personin që po e bërtet atë në publik.

Ilir Meta sapo e bëri në sherrin e fundit me Karlo Bolinion dhe me Report TV, pavarësisht nga qëllimet që ata kanë në denoncimin ndaj tij. Edhe Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Herë duke etiketuar analistë dhe TV-të si shërbëtorë të qeverisë, herë duke shpallur lista mediash të padëshiruara dhe herë duke anatemuar me mjetet e veta të propagandës ish gazetarë pranë tij si të blerë nga Rama, ai ka bërë të njëjtën lojë.

Natyrisht, gjithkush e di se shpeshherë ata mund të kenë pasur të drejtë në denoncimin publik që u kanë bërë sahanlërirësve të qeverisë. Çdokush e sheh sesi mjedisi ynë mediatik kundërbon nga klithmat e puthadorëve të pushtetit.

Por ama, në këtë rast, më e rëndësishme se nxjerja në dritë e një të vërtete është ruajtja e një parimi, është përdorimi i të njëjtës masë dhe së njëtës peshë në gjykimin e të njëjtit problem.

Dhe ajo është fare e thjeshtë : Çdo politikan që ka një akuzë në publik, qoftë kjo me qëllime politike, qoftë e projektuar për të tërhequr vëmendjen, apo thjeshtë e gënjështërt, duhet të japë shpjegime për të dhe jo ta mbysë debatin në një sherrnajë mashtruese me artikuluesin e saj.

Secili kundërshtar i Ramës, që e ka seriozisht denoncimin e luftës barbare që ai i ka shpallur lirisë së medias, e ka për obligim të adoptojë këtë sjellje. Në përbaltjen që i ka bërë kryeministri aktual këtij mjedisi, shembulli i tij mund të luftohet vetëm me krijimin e një anti modeli. Çdo lloj sjelljeje tjetër, çdo lloj huazimi sado i zbehtë dhe episodik i mjeteve që përdor Rama, është në një farë mënyre vetëm një amnistim i strategjisë së tij. Rënia në këtë kurth vetëm sa i jep frymë shprehjes dëshpëruese: “këta janë të gjithë njësoj”./Lapsi/

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...