Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministri i Jashtëm grek zbulon marrëveshjen e ‘fshehtë’ me kryeministrin Rama

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Çështja e detit/ VOA: Zgjidhja përmes një arbitri ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka bërë një deklaratë lidhur me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë.

Gjatë një interviste për “Real News”, ai informoi se ka rënë dakord me Tiranën zyrtare që çështja të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës pasi të kryhet procesi i zgjerimit me 12 milje.

Dendias tha se Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendon se pala shqiptare është shumë pozitive në një drejtim të tillë.

Pyetje: Ju keni rënë dakord me Shqipërinë për një apel të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për zonat detare. A mund ta pengojë pala shqiptare apelimin?

Nikos Dendias: ”Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet, me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.

Me fjalë të tjera, ajo e di mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe udhëhiqet nga ajo edhe në rastin e Shqipërisë, e cila po punon në mënyrë që të jetë anëtare e familjes evropiane.

Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë për të punuar së bashku që të dorëzojmë çështjen e delimitimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar te Detit.

Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështje të ngelur pezull do të jetë e dobishme për të dy vendet. Ekzistojnë pra, të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, dhe për të forcuar agjendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në një drejtim të tillë”.

Tags: edi rmamarreveshja e detit me greqineNikos Dendias

TË LIDHURA

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

20:41 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive
Aktualitet

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Next Post
‘Në 25 prill kundër Ramës’, Mediu: Ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën evropiane

'Në 25 prill kundër Ramës', Mediu: Ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën evropiane

Gaboi me menaxhimin e Covid-19 gjatë verës, tani Evropa po vuan pasojat

Gaboi me menaxhimin e Covid-19 gjatë verës, tani Evropa po vuan pasojat

Rudina Hajdari publikon foto nga zyrat e reja të partisë së saj

Rudina Hajdari publikon foto nga zyrat e reja të partisë së saj

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com