E shtunë, 21 Nëntor, 2020
13 C
Tirana

Gaboi me menaxhimin e Covid-19 gjatë verës, tani Evropa po vuan pasojat

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Nga Max Colchester & Jason Douglas “The Wall Street Journal”

Në betejën kundër Covid-19, Evropa po shikon që ka lënë pas një verë të shanseve të humbura. Pasi e frenuan ndjeshëm virusin pas disa muaj kufizimesh të mëdha sociale pranverën e kaluar, udhëheqësit evropianë nxituan të rihapin vendet e tyre, në përpjekje për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike.

Por vatrat e infeksionit vazhduan të ishin aktive, dhe pak vende kishin sisteme të përshtatshme për të gjurmuar dhe bllokuar shpërthimet epidemike lokale. Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, në disa rajone normat e rasteve të reja nuk ranë kurrë në një nivel ku sisteme të tilla të mund të funksiononin në mënyrë efektive.

Rezultati:Një valë e dytë e madhe rastesh në të gjithë kontinentin, e cila shihet që është e vështirë të menaxhohet, dhe shton rrezikun që Evropës t’i duhet të bashkëjetojë me nivele të larta të infeksioneve me Covid-19 edhe vitin e ardhshëm.

“Njerëzit supozuan se situata ishte nën kontroll, në fakt nuk ishte kështu”- thotë Rafael Bengoa, bashkë-drejtor i Institutit për Shëndetësi dhe Strategji në Bilbao të Spanjë. “Flakët ishin shuar, por jo prushi”- thekson ai.

Kombet evropiane po përpiqen të përdorin një rrugë të mesme, as duke e zhdukur plotësisht virusin, dhe as duke hapur plotësisht ekonomitë e tyre, pra një eksperiment i gjerë se si të menaxhohet një pandemi, pa cënuar shumë liritë civile apo shkatërruar jetesën normale.

Shumica po eksperimentojnë tani me kufizime të lokalizuara në vatrat më të nxehta të virusit.

Por një ekuilibër i tillë është i vështirë të mbahet, kur publiku nuk pajtohet dhe aq me rregullat, dhe kur numri i të vdekurve nga koronavirusi po rritet sërish. Tashmë disa udhëheqës po e braktisin strategjinë e masave më të moderuara.

Kështu qeveria e Irlandës, njoftoi kohët e fundit një bllokim 6-javor të vendit. Gara midis vendeve për t’u kthyer në një formë normaliteti,e nxiti përhapjen e mëtejshme të koronavirusit të ri. Universitetet në kontinent i mirëpritën studentët e kthyer, qeveria britanike subvencionoi miliona vakte në restorante, për t’i nxitur njerëzit të hanin jashtë, kufijtë e sapo-hapur panë dyndjen e turistëve në klubet e natës në Spanjë dhe plazhet në Francë. Me virusin larg syve, sjellja e njerëzve u bë shumë e shkujdesur.

“Autoritetet i dhanë përparësi ekonomisë mbi shëndetin, duke menduar se gjatë verës nuk do të ndodhte asgjë e keqe”- shprehet Saul Ares, studiues në Qendrën Kombëtare për Bioteknologjinë të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve në Spanjë.

Sot, situata u ka lënë udhëheqësve pak mundësi, përveçse të vendosin sërish kufizimet, për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Francë dhe Spanjë. Parisi është nën shtetrrethim natën, dhe Madridi është i mbyllur.

Lexo edhe :   Pandemia/ Rakacolli tregon për skenarët nëse shtohet numri i infektimeve
Lexo edhe :   Pandemia merr përmasa drastike, rekord i të infektuarve

Maskat e fytyrës janë bërë të detyrueshme në Itali, madje edhe në ambientet e jashtme. Edhe pse këto kufizime nuk janë ende aq të rrepta sa mbylljet totale të mëhershme në fillim të këtij viti, ato ka të ngjarë ta dëmtojnë rritjen ekonomike, dhe të dëmtojnë gjendjen psikologjike në muajt e dimrit, thonë ekspertët.

Në tërësi, vendet evropiane janë në një pozitë më të mirë për ta menaxhuar pandeminë sesa në mars. Kapaciteti i testimeve është zgjeruar shumë, dhe spitalet janë më të afta për të trajtuar të sëmurët. Evropianët janë mësuar tani me distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave në publik.

Por edhe Italia, e traumatizuar pasi veriu i vendit u godit fort nga virusi, dhe ishte më e kujdesshme me rihapjen sesa fqinjët e saj, ka filluar të përjetojë një rritje të madhe të rasteve. Shkalla e infektimeve, ka filluar të rritet edhe në Gjermani.

Në disa aspekte, qeveritë evropiane nuk kishin zgjidhje tjetër përveç të rihapeshin, dhe të shpresonin se një vaksinë ose ndonjë kurë tjetër, do të ishte në dispozicion deri në vjeshtë, thotë Erik Xhons, profesor i studimeve evropiane dhe ekonomisë politike ndërkombëtare në Universitetin Xhon Hopkins.

Në Bashkimin Evropian, ekonomia ishte tkurrur me 11.8 për qind në tremujorin e dytë të vitit për shkak të Covid-19. Të 27 vendet e BE-së dhe Britania raportuan deri të premten 280 raste të reja me koronavirusin e ri për 1 milion banorë. Ndërkohë në fillim të majit, kjo shifër ishte vetëm 10 të infektuar për 1 milionë banorë, pikërisht kur evropianët po dilnin nga bllokimi.

Disa vende, i inkurajuan në mënyrë aktive qytetarët e tyre t’i rikthehen një lloj jete normale. Edhe pse qeveritë e zgjeruan kapacitetin e testimeve, problemet mbetën aty, përfshirë kohën e ngadaltë të kthimit të përgjigjeve për shkak të mungesës së kapaciteteve laboratorike.

Edhe aplikacionet për gjurmimin e kontakteve kryesisht dështuan. Në Francë, më pak se 5 për qind e popullsisë, shkarkoi një aplikacion të krijuar nga qeveria.

Ndërkohë, një ndryshim i madh gjatë valës së dytë të koronavirusit:Mbështetja publike për trajtimin e pandemisë nga qeveritë është në shumë vende në rënie, dhe ka plot pikëpyetje se sa efektive do të jenë masat më të fundit kufizuese.

Burimi i lajmit: https://www.wsj.com/articles/how-europes-fight-against-covid-19-went-awry-over-the-summer-11603531801

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës

Nga: Mero Baze Le t’i japim për një moment të drejtë fantazisë makabre të Lulzim Bashës dhe të supozojmë se Qeveria fsheh numrin e të...

Dhunë në emisionin “Hell’s Kitchen”, vajzat përleshen fizikisht (VIDEO)

Në "Hell’s Kitchen" Albania, situata ka dalë sërish jashtë kontrollit, me një dysheme mbuluar me pjata të thyera dhe ushqime te hedhura. Vajzat e programit...

29-vjeçari dhunon e kanos mjekun e urgjencës në Elbasan, policia zbardh detajet

Blutë e Elbasanit kanë prangosur një 29-vjeçar, pasi ka goditur një mjek dhe e ka kërcënuar. Shtetasi me iniciale K.G., ka goditur mjekun me...

“Kur ka pasur tradhti…”, Vin Veli flet për ndarjen me Bora Zemanin

Vin Veli prej kohësh ka dëshmuar se ka marrëdhënie mjaft të mira me ish-partneren e tij Bora Zemani, me të cilën ka edhe një...

Braçe zbardh pasurinë ‘e çmendur’ të Lulzim Bashës

Sikundër Rama, bluzat e bardha, edhe zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me deklaratat për fshehjen e numrit...