Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Argjendarja bën për ujë të ftohtë ‘skifterin’ e Durrësit (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Argjendarja bën për ujë të ftohtë ‘skifterin’ e Durrësit (VIDEO)

Pamjet në fjalë nuk kanë nevojë për shumë komente. Pronarja e argjendarisë e cila mund të cilësohet heroinë, ia doli mbanë duke ia rrëmbyer armën një grabitësi në Elbasan. Grabitjet e argjendarisë tashmë janë kthyer në trend, e në të shumtën e rasteve hajdutët kapen në kohë reale. Por në këtë rast, gruaja e cila po i demonstronte unazën, ia doli t’ia merrte armën teksa ai po mblidhte çfarë të mundte. Por plani i tij dështoi në pak sekonda.

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje Astrit Thaçin, si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan. Ai u kap pas disa grabitjeve të kryera, duke vënë në alarm policinë. Këto janë pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së argjendarisë së shtetases A.B., e cila ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.

Astrit Thaçi, teksa fuste bizhuteritë e arit në xhepa, la në mënyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe menjëherë largohet nga dyqani, e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Sipas policisë, Astrit Thaçi është një grabitës serial. Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Kombinatit. 27-vjeçari u vu në pranga, në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë.

“27-vjeçari, me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë. Dokumentohen me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuteritë e vjedhura e sende të tjera. Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt, Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit “Trajektorja”, në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit: A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë”, njofton policia.

Tags: “skifteri”argjendarjavjedhje

TË LIDHURA

Plagosën me thikë adoleshentin në Shkodër, policia arreston një 25-vjeçar, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi

09:39 | 06/04/2026
Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Next Post
Ruçi i bën vërejtje për veshjen, Gjuzi ‘shkel rregullat‘

Ruçi i bën vërejtje për veshjen, Gjuzi ‘shkel rregullat‘

Tragjedi në Itali/ Familja shqiptare përfshihet në aksident, humb jetën foshnja

Tragjedi në Itali/ Familja shqiptare përfshihet në aksident, humb jetën foshnja

Pranga vlonjatit, hapte adresa të rreme në emër të ish-të fejuarës

Pranga 5 personave në Tiranë, policia zbulon detajet







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Plagosën me thikë adoleshentin në Shkodër, policia arreston një 25-vjeçar, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi

by mirseda
09:39 | 06/04/2026
0

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para...

Dy viktima pas sulmit iranian në Izrael, vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja

Dy viktima pas sulmit iranian në Izrael, vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja

08:29 | 06/04/2026
Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com