Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas medieve italiane, një automjet ku udhëtonte një familje shqiptare është përfshirë në një aksident me dy makina të tjera. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën foshnja dy muajshe e familjes.
Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur dje në Pisa dhe foshnja dy muajshe ka humbur jetën pasi është hapur airbegu. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes së marrë.
Sipas raportimit, foshnja ka qenë i ulur në sexholino në vendin e parë të pasagjerit dhe hapja e airbegut ka shkaktuar truamë goditjeje në kokë dhe gjoks. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital ai nuk ka mundur të mbijetojë.