E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Arben Malaj: Fatura e tërmetit, në shumë dimensione dhe me ndikim afatgjatë

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe sfida e rindërtimit përmes një fature të kripur, flet për MAPO ish-ministri i Financave, Arben Malaj

Tërmeti i 26 nëntorit pati pasoja katastrofave me 51 viktima, rreth 1 mijë të plagosur dhe mijëra të pastrehë. Si e vlerësoni reagimin e menjëhershëm të emergjencës dhe situatën e tanishme post-tërmet nga qeveria?

Tragjeditë natyrore menaxhohen më mirë kur të gjithë kontribuojnë me shpirt dhe profesionalizëm. Eliminimi i çdo paqartësie, përdorimi strikt i kuadrit ligjor dhe institucional për menaxhimin e krizave të tilla, bashkëpunimi i menjëhershëm me Kryqin e Kuq dhe organizata humanitare ndërkombëtare që kanë kredibilitet të lartë ndërkombëtar dhe njohuri dhe eksperienca të thelluara nga shumë kriza të tilla humanitarë, funksioni efektiv i të gjithë piramidës organizative të strukturave shtetërore deri te punonjësi i fundit dhe jo sipas preferencave personale dhe spontane, janë elemente të rëndësishme që të menaxhojmë me sa më pak humbje njerëzore, dhe kosto humane të çdo emergjence.

A mund të kemi një përllogaritje se cila është fatura reale e kësaj katastrofe? Cilat janë pasojat më afatgjata të këtij tërmeti në ekonomi, sa mund të shkojë fatura e rimëkëmbjes së vendit?

Është një pyetje shumë e mirë, sepse në kushtet kur vihen baste se sa do të jetë fatura e kostove direkte dhe indirekte të kësaj emergjence, të kostove me karakter human, për viktimat, për të plagosurit, për ushqimin dhe strehimin e të pastrehëve, por edhe të kostove sociale, të papunët apo të plagosurit që kërkojnë trajtim të gjatë shëndetësor, të kostove ekonomike të panikut nga tërmetet, rënia e konsumit dhe investimit sidomos ai individual dhe familjar dhe shumë më të rënda në peshën e tyre financiare janë kostot e menaxhimit të demolimit të ndërtesave që janë shkatërruar dhe nuk mund të shërbejnë më as për individët e familjet, por as për shërbime publike siç janë çerdhet, kopshtet, shkollat, gjykatë apo elemente të tjera të dëmtimeve në infrastrukturën fizike të çdo institucioni publik në nivel vendor apo kombëtar.

Pasoja më e rëndë në ekonominë tonë është tërmeti i panikut, frikës, pasigurisë, për të konsumuar dhe investuar, janë pasojat jo të lehta të goditjes psikologjike, post-trauma, e cila në vendet e tjera matet se sa e godet ekonominë. P.sh. në një botim vlerësohet se 30-60 % e të dëmtuarave nga këto fatkeqësi familjare kanë trauma të mëdha psikologjike të cilat reduktojnë aftësinë e tyre në punë dhe në veçanti produktivitetin. Kjo humbje në SHBA vlerësohet rreth 75 miliardë dollarë në vit ose rreth 5 herë më shumë se gjithë Produkti i Brendshëm i Shqipërisë. Kjo po ndihet sepse shumë kompani në atë zonë, por jo vetëm aty kanë mungesa për fuqi punëtore pas tërmetit dhe padyshim që produktiviteti i tyre do të vazhdojë të jetë jo i plotë. Prandaj këshilla pasi kalon menaxhimi i krizës humanitare është konsumoni, investoni, sfidojeni dhimbjen, ktheheni forcën për ringritje dhe për një jetë sa më aktive.

Lexo edhe :   Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim
Lexo edhe :   Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Pas kostove humanitare një kosto jo e lehtë është ajo e dëmtimeve fizike, në këtë rast tërmeti nuk ka krijuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën fizike, por dëmtimet e mëdha në disa bashki, kërkojnë demolimin, pastrimin dhe kthimin e këtyre vendeve në territore të pastra dhe të mundshme për investime publike dhe private me studime të thelluara sizmike dhe mikrosizmike. Kjo kosto duhet të dalë e veçantë nga kostoja e rindërtimit, e cila përfshin riparimin dhe ndërtimin e banesave të reja private por edhe publike. Llogaritja me përgjegjësi morale dhe profesionale e çdo qindarke në çdo kosto dhe operacion humanitar dhe ndërtimor është një sfidë e rëndësishme për gjithë zinxhirin e këtij procesi, filluar me atë humanitar deri te sistemimi i të gjithë të pastrehëve dhe bërjen funksionale të çdo ndërtese publike, kopshte, çerdhe, gjimnaze, ndërtesa strehimi të studentëve, spitaleve e gjykatave.

Qeveria ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh. BE dhe vende të ndryshime kanë ofruar mbështetje dhe nga ana tjetër, po mblidhen fonde dhe nga shoqata e individë. Por ka disa propozime nga opozita dhe faktorë të shoqërisë që kërkojnë anulimin e disa koncesioneve si një përgjigje direkt e qeverisë për mbulimin e faturës së tërmetit. Si e shikoni këtë propozim?

Kostoja më e madhe dhe më e rëndë, jo vetëm njerëzore, por edhe financiare do t’ju mbetet shqiptarëve. Çdo donator si individ, organizatë, shtet, organizata humanitare apo institucione zhvillimi ndërkombëtare meriton mirënjohje. Kostot financiare do të jenë jo të vogla, por të përballueshme, jo afatshkurtra, por afatmesme, jo thjesht mbështetje humanitare por edhe burime financiare në trajtë borxhi. Hapi i parë i çdo qeverie kur ndodh një tragjedi natyrore është bllokimi buxhetit të atij viti, rishikimi në shkurtim i çdo shpenzimi jojetik, rishikimi i investimeve publike, bllokimi i përjashtimit për një ose dy vite i disave prej tyre që janë në fazë sapo është mbyllur tenderi apo sa kanë filluar punimet, dhe riskedulimi i disa prej tyre për periudha edhe afatgjata.

N.q.s. këto burime nuk mjaftojnë për ta ulur barrën dhe koston e borxhit, është ligjore në rastet e menaxhimit të krizave të tilla që të rishikohen edhe koncesionet apo PPP-të, duke filluar nga ato ku kostot e rishikimit janë sa më të vogla për të gjitha. Situatat e jashtëzakonshme edhe ligjërisht lejojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme ku përfshihen edhe koncesionet dhe PPP-të. Ekspertët duhet të identifikojnë dhe propozojnë opsionet më të mira. Por tendencat për të ulur kostot reale se mos publiku kërkon rishikimin e PPP-ve preferenciale dhe koncesioneve abuzive nuk është një strategji e mirë dhe cenon kredibilitetin e qeverisë. /MAPO

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...