Aktualitet

Presidenti Thaçi tregon se kur do të ketë paqe mes Serbisë dhe Kosovës


               Publikuar në : 10:30 - 07/12/19 M P

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës është skandalizuar nga mbështetja që Vuçiç i ka bërë ish-ministrit serb Teodosijeviç. Ky i fundit, e ka quajtur një trillim “Masakrën e Reçakut”. Me anë të një postimi në twitter, presidenti kosovar ka hequr një paralele mes masakrave serbe të Kosovë dhe atyre të luftës së dytë Botërore të bëra nga nazistët.

Në postimin e tij, ai thekson se kancelaria gjermane Angela Merkel, flet për Aushvicin duke u ndjerë e turpëruar, ndër udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviçit.

Sipas Thaçit, ndërmjet dy vendeve kurrsesi nuk mund të ketë paqe nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë.

Presidenti i Kosvoës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit serb, Aleksandar Vucic, i cili ka përkrahur ish-ministrin serb Teodosijeviq rreth deklarimeve se Masakra e Reçakut ka qenë një ‘trillim’. Kreu i shtetit të Kosovës madje ka bërë një krahasim, se si kancerlarja gjermane, Angela Merkel, flet për Aushvicin duke u ndjerë e turpëruar, ndërkohe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, flet me krenari për gjenocidin serb.

24 orë pasi mori detyrën, Olsian Çela nis ‘furishëm’ punën

Postimi i tij:

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschëitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur në diskutimet për atë që la pas Millosheviqi ata do të shprehin turp dhe vetë, turp”, ka shkruar Thaçi..

Përkundër Merkel që tha se “unë jam e mbushur me turp të thellë përballë krimeve barbare që u kryen këtu nga gjermanët, krime që kapërcejnë kufijtë e gjithçkaje të prekshme. Mbushem me tmerr dhe tronditje kur përballem me krimet dhe tmerret që u janë shkaktuar grave, burrave dhe fëmijëve në këtë vend”, presidenti Aleksandar Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën aty gjatë kohës së luftës, e quajti mashtrues”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT