Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Anti-KÇK fut vendin në ‘shtet-rrethim’, Hajdari: I frikshëm krimi i organizuar

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Shtetasi Vladimir Gjuta u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Para oficerëve të policisë, Gjuta ka thënë se pistoletën e mbante për të ruajtur paratë që kishte me vete, dhe se ato do t’i këmbente pranë një pike “Exchange”. Gjuta fillimisht është pikasur nga rojet e Gardës që ishin pranë selisë së PS, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë atë sapo e kanë parë.

Lidhur me këtë rast, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se është një element kriminal. “Për Gjutën duhet të jemi pak të kujdesshëm. Vladimir Gjuta është një element kriminal. Rezulton se kohët e fundit nuk është mirë nga mendtë e kokës domethënë. Ka qenë në një vend ku thyhen lekët. Është normale që një person i tillë që të ketë armë, sepse ai ka kundërshtar, etj. Shpresoj që të ketë qenë për të thyer lekët”, tha Hajdari në emisionin “Real Story” në “News 24”.

Referuar paketës anti-KÇK, Shkëlqim Hajdari deklaroi se është një nismë e cila duhet përgëzuar. Ai vuri në dukje se në Shqipëri, mbizotëron krimi i organizuar, por tentativa e policisë duhet parë si diçka për progres. “Është një nismë që duhet që të përgëzohet. Sigurisht unë kuptoj edhe ata njerëz që kritikojnë. Krimi patjetër që është i lidhur edhe me zyrtarë të lartë.

Ndërsa bashkëpunimi për të luftuar krimin duhet të jetë edhe me ndërkombëtarët. Ne kemi një krim të organizuar të frikshëm. Kjo sepse kanë bërë krime këtu, kanë bërë edhe jashtë. Nëse pasuria e paligjshme do të sekuestrohet, është fitore e madhe për Shqipërinë. A mund të ketë selektime? Duhet të ketë vigjilencë, sepse personat që janë pjesë e OFL, mund t’i marrim të gjithë. Është një proces që do të bëhet gjatë gjithë vitit. Mediat janë të lira, analistët janë të lirë dhe ne mund të denoncojmë”, u shpreh Hajdari.

Kujtojmë se ditët e fundit, Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zbarkuar në disa qytete të vendit si: Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe në Fier, ku edhe po zhvillohen operacione lidhur me qarkullimin e makinave luksoze dhe personave me precedentë penalë.

Mjetet janë bllokuar nga policia, pasi pronarët e tyre nuk e justifikojnë me pasurinë e deklaruar, pse kanë probleme me dokumentacionin, duke rezultuar shpesh herë edhe të vjedhura me shasi të modifikuar.

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “Anti-KÇK”, e cila ka zbritur në terren strukturat e OFL-së. Nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që i ka në pronësi, gjithçka kalon në duart e OFL–së.

Tags: anti-KÇKoflShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Lubonja: Thjesht spektakël, OFL nuk godet njerëzit afër qeverisë

Ngërçi i ligjit “Antimafia”/ Hajdari: Ja pse dështuan prokurorët e gjykatësit

“Krimi godet në zemër të qytetit”, Voltana Ademi ngre alarmin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com