Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Ambra Angiolini, ka treguar se kjo periudhë e karantinës për shkak Covid_19 e ka ndryshuar thellësisht.
“Unë ëndërroj që kur të dal nga shtëpia të mund të tregoj se kjo pandemi ka ndryshuar shumë,tha aktorja përmes së përjavshmes “Vanity Fair”. Endërroj të ndihmoj të tjerët, të bëj fjalime të tipit: unë shpëtova planetin tim , dhe te zbuloj se qendrimi im ne shtepi (#iorestoacasa) ka ndihmuar për ta bërë atë”, vazhdoi 43-vjeçarja.
Ambra tha se gjëja e parë që ajo do të përpiqet të bëjë pas izolimit të detyruar është të vizitojë më shpesh prindërit e saj në Romë.
“Unë do të shkoj çdo javë të vizitoj prindërit e mi, nëse udhëtimi do jetë i lodhshëm do ti them vetes me zë të lartë se ka vetëm një nënë dhe për sa kohë që ka jetë ka shpresë”.