Që prej më shumë se një jave, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim po zhvillon takime prezantimi me aktorët politikë në vend. Mësohet se sot, ambasadorja është pritur në selinë e LSI-së nga kryetarja e partisë Monika Kryemadhi.
Më herët, ambasadorja ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive kryesore politike.
Në thelb të takimit ka qenë prezantimi i ambasadores dhe prioritetet e saj të punës.